Kanë kaluar 24 orë nga tragjedia në Himarë dhe duket se rrjetet sociale janë të mbuluara në zi. Gjithë opinioni publikë është tronditur dhe lotët kanë qenë të shumtë.
Shumë personazheve të njohur janë revoltuar, ka nga ata që janë shokuar, madje kanë bërë thirrje edhe për protesta.
Më i fundit që ka reaguar është reperi i famshëm Noizy, i cili ka shpërndarë në Instastory një foto të së ndjerës, Jonada Avdia, e cila u godit nga skafi me drejtues Arjan Tasen.
“Po ti ca faji pate o drite”, ka shkruar ai përmbi imazhin e ëngjëllit.
Kujtojmë që trupi i 7-vjeçares u përcoll për në banesën e fundit pak më parë nga familjarët e saj, të cilët hapën dyert e mortit në banesën e tyre në Laprakë./abcnews.al