Tha se do të organizonte një koncert falas për fansat, Butrint Imeri merr vendimin e papritur

schedule10:28 - 3 Gusht, 2022

schedule 10:28 - 3 Gusht, 2022

Butrint Imeri ka anuluar koncertin që paralajmëroi se do të mbante falas në Prishtinë. Koncerti ishte planifikuar sot në sheshin Zahir Pajaziti por së fundmi këngëtari ka zbuluar se është anuluar për arsye teknike. Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale.

“Me gjithë dëshirën për me e kalu sonte një super mbramje dhe me u mbledh nga gjithë Kosova e Diaspora, ju njoftojmë që për arsyeje teknike dhe operacionale eventi i planifikuar për sonte do të anulohet deri në një njoftim të ardhshëm për një datë të re brenda këtij sezoni të nxehtë veror.

Ne po punojmë shumë që të sjellim sa më shpejt një datë të re me një organizim të veçantë për të kaluar një natë që do të mbahet mend për shumë kohë. Falënderojmë Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës për bashkēpunim. Shihemi shpejt në njoftimin e ardhshëm”, ka shkruar Butrinti.