Tragjedia e Himarës ditën e sotme, ku një vajza 7-vjeçare u prlas nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase, ishte një klithmë alarmin për atë se çfarë ndodh sot në Shqipëri, dhe se sa e pasigurtë është jeta në vendin tonë.
Familja Avdija nga Tropoja e cila prej vitesh jetonte në Britani ishte kthyer në Shqipëri për të kaluar disa ditë pushime, por turzmi patriotik këtë herë do të kthehej në tragjedi për familjen e tyre.
Ndërkohë që vajza e tyre 7-vjeçare lahej dhe argëtohej në detin e Potamit, një skaf e godet dhe i merr jetën, dhe drejtues i skafit këtë herë nuk ishte ndonjë nga ata pe varëset e mëdha të floririt në qafë, por një oficer policie.
Dhe kur vetë policia shkel ligjin, kjo e bën edhe më të rëndë por dhe më të pasigurtë jetën në vend.
Për ironi të fatit vetëm 3 ditë më parë Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro propagandonte në Facebook se si institucioni i drejtuar prej sa në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po vendosnin dorën e “hekurt” në bregdetin shqiptar, duke gjobitur dhe penalizuar drejtuesit e skafeve, por që tragjedia e sotme riktheu me këmbë në tokë qeverinë, ministren por edhe gjithë shoqërinë shqiptare, se jeta në realitet ëhstë shumë më ndryshe nga ajo e përrallave në Facebook.
Çfarë shkruante Kumbaro 3 ditë më parë:
? Patrullimi gjatë gjithë kohës i bregdetit ? nga Policia e Shtetit ?♂️? që së fundi ka bllokuar edhe 2️⃣ mjete të tjera lundruese duke ndëshkuar pronarët e tyre të cilët kryen manovra të rrezikshme në plazhin e Ksamilit ?
‼️Vetëm në korrik janë ndëshkuar 25 drejtues të mjeteve lundruese, nga të cilat 3 janë bllokuar ?❌
Me thirrjen për gjithë pushuesit që sa herë të shohin kundravajtje të tilla t’i denoncojnë në Polici për #NjëBregdetTëSigurt ??