Sipas MeteoAlb: Alternime kthjelimesh dhe vranësira kalimtare dominojnë zonën e ulët por zonat Veriore dhe Qëndrore paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat kanë gjeneruar shira të dobët. Edhe pasditja mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta për Jugun, por shira të izoluar në Veri.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rritje të lehtë sjellin orët e drekës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 25°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë. /abcnews.al