Manchester City nuk është menduar dy herë, teksa i ka ofruar rinovimin e kontratës talentit 22-vjeçarë.
Phil Foden do të vazhdoj të mbajë veshur fanellën e kampionëve të Anglisë, pasi i cili do të firmosë kontratë të re me citizenët.
Marrëveshja e re e mban të lidhur mesfushorin me Manchester Cityn deri në vitin 2028 dhe paga e anglezit do të katërfishohet. Kontrata e re do ta bëjë Foden-in një nga yjet e rinj më të paguar në futbollin botëror.
22-vjeçari u bashku me ekipin e parë që në vitin 2017. Performanca e anglezit në fushë ka qenë gjithmonë në rritje dhe sezoni i fundit ishte më i miri për të deri më tani. Në 45 paraqitje për Kampionët e Anglisë, Foden shënoi 14 gola dhe asistoi 11.
Mesfushori ka fituar dy herë çmimin si lojtari më i mirë i ri i vitit dhe lojtari i kombëtares angleze pritet të luaj një rol më të rëndësishëm në ekipin e Pep Guardiolës pas largimit të Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus.
Man City nuk e nisi në mënyrën e duhur sezonin e ri, pasi u mundën në finalen e Super Kupës së Anglisë përball Liverpoolit dhe lajmi i rinovimit të Foden do të sjellë gëzim te tifozët e Kampionëve të Anglisë. /f.a/abcnews.al