LIVE/ Polici vrau një fëmijë 7 vjeç në Himarë, si dështoi shteti të garantonte sigurinë në plazhe. Çfarë deklaronin ministrat ditë më parë

schedule00:10 - 3 Gusht, 2022

schedule 00:10 - 3 Gusht, 2022

Vrasja e një fëmije në Himarë nga një skaf i drejtuar nga një polic i Shtetit shqiptar, ishte ngjarja më tronditëse e ditës së martë, e cila ka ngritur në këmbë mbarë opinionin publik.

Vajza 7-vjeçare e familjes Avdia, është vrarë ditën e sotme ndërsa luante buzë detit në Himarë, nga skafi i drejtuar nga Komisari i Policisë në Elbasan, Arjan Tase.

Një ngjarje e cila në bën të gjithëve të reflektojmë a jemi më të sigurtë në këtë shtet, pasi jo vetëm krimi, por tani po na vrasin dhe policët.

23:51 – FOTO LAJM/ Qytetarët i sulen me irritim Policisë në Facebook: “Të vrisni natën, të qani ditën!”, “U vra një 7-vjeçare nga polici i shkarkuar, ju e kthyet në detyrë”

Të rrezikuar kudo, në tokë dhe det, qytetarët janë duke reaguar me irritim ndaj Policisë së Shtetit, pasi një efektiv policie përplasi për vdekje një 7-vjeçare në Himarë, e cila gjendej në breg të detit duke iu gëzuar dallgëve dhe guralecëve të plazhit.

Dhjetra qytetarë janë duke komentuar në faqen e Policisë së Shtetit ku disa minuta më parë u bë publik urdhri për të përjashtuar nga radhët e uniformave blu të Arjan Tases pasi vrau 7-vjeçaren në Himara,ndërsa më pas edhe vendimi për të shkarkuar nga detyra të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare në Vlorë.

Intensiteti i komenteve dhe irritimit i qytetarëve, të cilët po reagojnë me irritim ndaj Policisë së Shtetit është aq i madh sa administratorët e faqeve kanë filluar të fshijë masivisht gjithçka që ka të bëjë me ngjarjen e rëndë. Kjo zgjati disa orë, por më pas u “dorëzuan”.

Më poshtë gjeni disa nga komentet e “shpëtuara” nga fshirja”

 

 

23:21 – Polici vrau 7-vjeçaren pasi ishte rikthyer në detyrë nga pezullimi, Policia e Shtetit: Mos na gjykoni, po punojmë me përshkushtim për ju

Policia e Shtetit njoftoi pak më herët se kishte shkarkuar të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare të Vlorë duke nisur nga drejtuesit deri te personat që ishin në turn në kohën kur polici Arjan Tase vrau me skaf 7-vjeçaren në plazhin e Potamit.

Policia njofton se janë shkarkuar:

Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, me detyrë Drejtor i DVKM Vlorë; komisar Fatos Muka, me detyrë Shef Sektori i Kufirit në DVKM Vlorë; kryekomisar Andon Marko, me detyrë Shef Sektori i Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë; Nënkomisarë Dritan Veizaj dhe Ervis Alisinanaj, me detyrë specialistë pranë këtij Sektori; Inspektorë Ardian Kamaj, Granit Nuraj, Jonel Ahmeti dhe Juljan Mehmetaj, efektivë të Sektorit për Zbatimin e Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë; Nënkomisar Neritan Buzi, Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Nënkomisar Daniel Likskëndaj, specialist pranë këtij Sektori; Inspektorë Andrea Zenelaj, Besnik Limaj, Fatos Pashaj dhe Arsen Hasanaj, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi.

Pas kësaj, policia kërkon nga qytetarët që të mos përbaltin punën e punonjësve të rendit nisur nga një ngjarje e veçuar si ajo e sotmja.

“Policia e Shtetit i shpreh edhe një herë familjes Avdia, ngushëllimet më të sinqerta, dhe siguron qytetarët se punonjësit e Policisë   në të gjithë vendin janë duke punuar me përkushtim dhe sakrificë për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për të luftuar paligjshmërinë, ndaj ngjarja shumë e rëndë që ndodhi mesditën e sotme nuk duhet të përbaltë dhe të hedhë poshtë punën e mijëra punonjësve të Policisë në të gjithë vendin”, shprehet Policia e Shtetit.

Gjatë ditës së sotme, Abcnews.al raportoi se polici Arjan Tase, është pezulluar nga detyra në vitin 2020 pas një operacioni të madhe anti-droge ku rezultoi se ai kishte mbështetur grupet kriminale për kultivimin e kanabisit. Tase u “pastrua” nga gjykata pasi prokurori që hetoi dosjen u arrestua nga SPAK.

Siç mëson abcnews.al, ai është rikthyer në polici me firmën e drejtorit aktual të Policisë së Shtetit.

23:09 – “Tërmet” në policinë e Vlorës pas tragjedisë në Himarë

Pas ngjarjes së sotme tronditëse në Himarë ku humbi jetën një 7-vjeçare e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga ana e oficerit të policisë Arjan Tase, është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migravionin në Vlorë.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, janë shkarkuar të gjithë oficerët e lartë në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Vlorë, me arsyetimin

Policia e Shtetit për moszbatimin e masave shtesë për parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese, në zonat bregdetare.

Njoftimi: 

Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë dhe personat përgjegjës, për moszbatimin e masave shtesë për parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese, në zonat bregdetare.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano, pas analizës së hollësishme në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, në Potam, Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie, bazuar në konkluzionet e nxjerra nga analiza e situatës, mori vendimin për shkarkimin nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues dhe të personave përgjegjës në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano u shkarkuan nga detyra:

Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, me detyrë Drejtor i DVKM Vlorë;

Komisar Fatos Muka, me detyrë Shef Sektori i Kufirit në DVKM Vlorë;

Kryekomisar Andon Marko, me detyrë Shef Sektori i Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;

Nënkomisarë Dritan Veizaj dhe Ervis Alisinanaj, me detyrë specialistë pranë këtij Sektori;

Inspektorë Ardian Kamaj, Granit Nuraj, Jonel Ahmeti dhe Juljan Mehmetaj, efektivë të Sektorit për Zbatimin e Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;

Nënkomisar Neritan Buzi, Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Nënkomisar Daniel Likskëndaj, specialist pranë këtij Sektori;

Inspektorë Andrea Zenelaj, Besnik Limaj, Fatos Pashaj dhe Arsen Hasanaj, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi.

Ndërkohë, grupi i posaçëm, i ngritur me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i përbërë nga specialistë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamenti për Rendin dhe Sigurinë Publike, vijon punën për eleminimin e mangësive, me qëllim parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese.

Drejtori i Përgjthshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është i vendosur për të mos toleruar asnjë punonjës policie, drejtues apo zbatues, që nuk zbaton me rigorozitet dhe ndershmëri detyrat funksionale, në interes së mbrojtjes së jetës së qytetarëve

Policia e Shtetit i shpreh edhe një herë familjes Avdia, ngushëllimet më të sinqerta, dhe siguron qytetarët se punonjësit e Policisë   në të gjithë vendin janë duke punuar me përkushtim dhe sakrificë për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për të luftuar paligjshmërinë, ndaj ngjarja shumë e rëndë që ndodhi mesditën e sotme nuk duhet të përbaltë dhe të hedhë poshtë punën e mijëra punonjësve të Policisë në të gjithë vendin.

Rama “shuplakë” Nanos pas tragjedisë së Himarës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Himarë, ku një skaf i drejtuar nga oficeri Arjan Tase, përplasi për vdekje vajzën 7-vjeçare të familjes Avdija e cila ndodhej për pushime në det.

Në reagimin e tij në twitter, Rama shkruan se është rrëqethëse dhe nuk ka fjalë ngushëlluese për familjen që humbi vajzën pasi u përplas nga skafi në det.

Ndërkohë që thekson se autori të marrë dënimin maksimal nga drejtësia, ndërsa shton se Policia e Shtetit duhet të nxjerrë mësime nga kjo ngjarje.

Postimi i Ramës:

Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!

23:01 – Vrau 7-vjeçaren, merret në pyetje polici Arjan Tase. A do të mësohet më në fund pronësia e skafit të fuqishëm?

rjan Tase, autori i krimit të rëndë në bregdetin e Himarës, ku u vra një vajzë 7-vjeçare, është marrë në pyetje nga oficerët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Tase vrau vazjën e mitur në bregdetin e Potamit, teksa manovronte jashtë kordonit të sigurisë me skafin e tij.

Pas ngjarjes, polici tashmë i përjashtuar, madje është konfliktuar edhe me familjarët e viktimës, duke mos shfaqur pendesë për krimin e rëndë.

Ndërkohë, tashmë që raportohet se Tase është marrë në pyetje, ende pa përgjigje nga Policia e Shtetit mbeten pyetjet e mëposhtme:

1-Në pronësi të kujt ishte skafi që drejtonte polici Arjan Tase, me të cilin vrau fëmijën 7-vjeçar?

2-Nëse ishte në pronësinë e tij, a ka bërë policia një verifikim të mëparshëm pasuror në lidhje me këtë efektiv policie?

3-Nëse nuk ishte në pronësi të tij, kush ishte pronari i skafit dhe cili ishte raporti i policit në fjalë me pronarin e këtij mjeti lundrues? Sepse, sipas parimit “nuk ka drekë falas”, Tase i ka bërë një nder pronarit të skafit që meriton një sajdisje të tillë tani, kur edhe janë rritur ndjeshëm çmimet e karburanteve. A ka lidhje ky “nder” me periudhën kur ai drejtonte komisariatin e Himarës?

4-Pse një qytetar i thjeshtë duhet të kalojë përmes shumë filtrave për të hipur mbi skaf, kurse një efektiv policie mundet që ta drejtojë atë në mes të pushuesve, madje edhe pa patente?

5- Pse dhe si u riintegrua në radhët e Policisë së Shtetit nëse ishte përjashtuar më parë efektivi Arjan Tase?

 

22:00- Një polic vrau një fëmijë! Sot Bledi Çuçi hesht, një javë më parë dha udhëzimet për skafet që shqetësonin pushuesit

Policia e Shtetit dështoi edhe njëherë të garantonte sigurinë për qytetarët, madje siç është bërë tashmë shumë e zakontë, ka qenë vetë ky institucion që është bërë burim i ngjarjeve tragjike.

Sot, 2 gusht 2022, një polic i mori jetën një fëmije vetëm 7 vjeç në bregdetin e Himarës.

Arjan Tase, Komisar i Policisë në Elbasan, vrau një vogëlushe vetëm 7 vjeçe duke drejtuar skafin e tij.

Ngjarja ishte kronikë e një krimi të paralajmëruar. Edhe pse ministri i Brenshëm, Bledi Çuçi deklaronte pikërisht një javë më parë se “çdo drejtues e punonjës policie që mbyll sytë para paligjshmërisë ose që aplikon standarde të dyfishta do të përgjigjet”, referuar këtu edhe atyre që rrezikojnë pushuesit me motora uji, duket se fjala e tij nuk pati aspak peshë.

“Shqetësimet” e Çuçit, që nuk shkuan më shumë se një postim në rrjetet sociale, nuk u morën parasysh jo vetëm nga “rebelët e pabindur”, por edhe nga ata që duhet ta zbatojnë  të parët ligjin.

Me drejtuesit e Policisë së Shtetit përgjatë zonave të bregdetit ndava sot disa shqetësime që lidhen me sezonin turistik. Asnjë tolerancë për subjektet që nuk respektojnë orarin e lejuar të muzikës gjatë natës, asnjë tolerancë për këdo që rrezikon pushuesit me motora uji duke thyer në mënyrë flagrante kordonët e sigurisë. Do të përgjigjet personalisht çdo drejtues e punonjës policie që mbyll sytë para paligjshmërisë ose që aplikon standarde të dyfishta”, shkruante Çuçi më 25 korrik.

Sot, kur një tragjedi shumë e rëndë ka tronditur vendin, ministri Çuçi nuk ka thënë asnjë fjalë, në mos për të mbajtur përgjegjësinë personale për dështimin e sigurisë në plazhet publike, të paktën për të dënuar krimin e rëndë të vartësit të tij.

21:48- Tragjedia në Himarë, familja Avdia hap dyert e mortit

Tragjedia e Himarës ka pikëlluar të gjithë qytetarët shqiptarë ditën e sotme, ku vajza 7-vjeçare e familjes Avdia, u përplas për vdekje nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase.

Pas tragjedisë së sotme familja Avdia ka hapur dyert e mortit, ndërkohë që ceremonia mortore për përcjelljen për në banesën e fundit të vajzës 7-vjeçare do të bëhet ditën e mërkurë në orën 15:00 në Laprakë.

Postimi i Ismet Avdisë:

Shoke dhe miq, ju njoftojme me hidherim te thellë vdekjen e mbeses tone Jonada Bledar Avdia, ne moshen 7 vjecare, nga nje aksident tragjik në plazhin e Himares.

Varrimi bahet dt. 03.08.2022, ora 15:00, ne aresen: Familja Avdia, Rruga “Stanislav Zuber”, afer Intesa San Paolo Bank Laprake.

21:06- Të notosh me “vdekjen”, pas tragjedisë në Himarë, tre “Jet Ski” ecin me shpejtësi skëterrë në plazhin e Sarandës

Vdekja tragjike e 7-vjeçares së fgamiljes Avdia në Himra,ë e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase, tronditi mbarë opinionin publik shqiptar.

Aksidenti i sotëm në Himarë, ishte i dyti që ndodhte brenda pak javësh në Shqipëri, ku një ngjarje e tillë ndodhi edhe në Jalë, një skaf mori para pushuesit që ishin në breg.

Mjetet ujore si skafet apo “Jet Ski-të” janë kthyer në një rrezik shumë të madh për jetën e qytetarëve, rrezik i cili u konfirmua edhe sot me vdekjen e 7 vjeçares.

Por pavarësisht ngjarjes së rëndë sërish këto mjete “vrasëse” nuk janë ndaluar nga policia në bregdet që të lëvizin pranë bregut, pasi disa “Jet Ski” janë filmuar duke ecur me shumë shpejtësi në bregdetin e Sarandës, fare pranë plazhit ku pushojnë turistët vendas dhe të huaj.

Është momenti që Policia e Shtetit dhe gjithë institucionet përgjegjëse të lënë mënjanë propagandën dhe retorikën, por të veprojnë praktikisht për të mos-lejuar më që tragjedi të tilla si kjo e sotmja në Himarë të mos përsëriten më kurrë.

20:56- Qytetarët homazhe te kryeministria për 7-vjeçaren që u vra në Himarë: Të dorëhiqet Çuçi, Nano dhe Kumbaro!

Qytetarët kanë ndezur qirinj te kryeministria në shenjë homazhi për 7-vjeçaren që humbi jetën në Himarë, pasi u godit nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano dhe Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Po ashtu, ata kanë shprehur ngushëllimet për familjen e 7-vjeçares, për të kaluar dhimbjen e thellë që ka tronditur çdo shqiptar.

Reagimi:

Në orën 20:00 qytetarët ndezën qirinj tek Kryministria si Homazh për 7 vjeçaren që humbi jetën si pasojë e krimit shtetëror në Plazhet e Vdekjes.

Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga nje punonjes  me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.

Hajdeni të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve,  me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua….

Të kërkojme shkarkimin ose…

Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi

Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano

Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që  ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!

Policia u tregua edhe njëherë e paaftë të parandalojë ngjarje tragjike në vend, pasi krimi për një javë tronditi zonën e Kurbinit nga atentatet, sot një drejtues policie në vend që të mbronte jetën e qytetarëve, shkaktoi një viktimë.

Ngjarja e Potamit është një këmbanë alarmi për strukturat e policisë. Jo pak herë në ditët e fundit drejtuesit e rendit, kryesisht në zonat bregdetare propaganduan sukseset ndaj shkelësve të detit.

Blutë e Shëngjinit ,Lezhës dhe Vlorës dy ditë më parë vrapuan për të informuar publikun mbi aksionet.

Por faktet tregojnë punën e tyre të dobët. Në dy javë nga manovrat e rrezikshme me mjetet lundruese pranë bregut të detit mbetën të plagosur një 7 vjeçare, një çift bashkëshortësh dhe sot një fëmijë humbi jetën.

Përballë këtyre shifrave vjen edhe reagimi i drejtorit të policisë së shtetit, i cili bëri gjënë minimale duke e përjashtuar nga detyra Arjan Tasen. Vendim i njëjtë me shkarkimet që kreu në zinxhirin komandues pas atentateve të dy javëve të fundit në vend.

19:40- Fëmija 7 vjeç u godit nga skafi në Himarë, Meta: Vrasje e paralajmëruar! Rama thotë pse e politizoni

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për ngjarjen e rëndë në Himarë, ku një fëmijë 7 vjeç u godit për vdekje nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.

Meta tha se kjo ishte një vrasje e paralajmëruar, teksa shtoi se siguria në plazhe mbetet në nivele katastrofike.

“U shkaktua një tragjedi e pangushëlllueshme për të gjithë familjarët, por edhe një tronditje e rëndë për mbarë opinionin publik. Ishte një vrasje e paralajmëruar.

Pak javë më parë në Jalë, një gomone hyri e shpejtësi në rërë dhe plagosi dy pushues. Raste të tilla kemi pasur në shumë zona të vendit.

Menaxhimi i sigurisë në plazhe mbetet katastrofik. Ku shkojnë miliona euro për sigurinë në plazhe? Si mundet të dilet e të thuhet që përgjegjësia është individuale? Të gjithë qytetarët janë të bindur se arroganca që demostrojnë drejtues dhe individë në forcat e policisë, që për fat të keq minojnë besimin e qytetarit te shumë policë profesionsit. Nuk ndodhin rastësisht. Edhe personi që ka kryer këtë vepër të rëndë, rezulton të ketë qenë i dënuar dhe i pezulluar dhe i rikthyer. Rikthehen pas ndërhyrjes të dorës së ngrohtë të partisë.

Kjo është rezultat i arrogancës së kryeministrit, i cili thotë kur ndodhin ngjarje të tilla “pse e politizoni”.

A është e hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë? E mbani mend çfarë ndodhi me të riun Rasha gjatë periuedhës së pandemisë, që u vra se vajti të blinte një paketë cigare”, tha Meta.

19:35- Tragjedia e Himarës, shteti gjobit dhe sekuestron skafet e qytetarëve, por jo ato që drejtojnë policët pa patentë

Tragjedia e Himarës ditën e sotme, ku një vajza 7-vjeçare u prlas nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase, ishte një klithmë alarmin për atë se çfarë ndodh sot në Shqipëri, dhe se sa e pasigurtë është jeta në vendin tonë.

Familja Avdija nga Tropoja e cila prej vitesh jetonte në Britani ishte kthyer në Shqipëri për të kaluar disa ditë pushime, por turzmi patriotik këtë herë do të kthehej në tragjedi për familjen e tyre.

Ndërkohë që vajza e tyre 7-vjeçare lahej dhe argëtohej në detin e Potamit, një skaf e godet dhe i merr jetën, dhe drejtues i skafit këtë herë nuk ishte ndonjë nga ata pe varëset e mëdha të floririt në qafë, por një oficer policie.

Dhe kur vetë policia shkel ligjin, kjo e bën edhe më të rëndë por dhe më të pasigurtë jetën në vend.

Për ironi të fatit vetëm 3 ditë më parë Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro propagandonte në Facebook se si institucioni i drejtuar prej sa në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po vendosnin dorën e “hekurt” në bregdetin shqiptar, duke gjobitur dhe penalizuar drejtuesit e skafeve, por që tragjedia e sotme riktheu me këmbë në tokë qeverinë, ministren por edhe gjithë shoqërinë shqiptare, se jeta në realitet ëhstë shumë më ndryshe nga ajo e përrallave në Facebook.

Çfarë shkruante Kumbaro 3 ditë më parë:

? Patrullimi gjatë gjithë kohës i bregdetit ? nga Policia e Shtetit ?‍♂️? që së fundi ka bllokuar edhe 2️⃣ mjete të tjera lundruese duke ndëshkuar pronarët e tyre të cilët kryen manovra të rrezikshme në plazhin e Ksamilit ?

‼️Vetëm në korrik janë ndëshkuar 25 drejtues të mjeteve lundruese, nga të cilat 3 janë bllokuar ?❌

Me thirrjen për gjithë pushuesit që sa herë të shohin kundravajtje të tilla t’i denoncojnë në Polici për #NjëBregdetTëSigurt ??

19:01- “Në djall, krudot, shampanjat e shezlonget luksoze”, Einxhel shpërthen për tragjedinë në Himarë: S’keni mendere

Mes shumë emrave të njohur që kanë reaguar për tragjedinë në Himarë, ku një 7-vjeçare mbeti e vdekur pasi u godit nga skafi me drejtues Arjan Tasen, është edhe moderatorja Einxhel Shkira.

Ajo është revoltuar me të gjithë ngjarjen dhe ka shpërthyer në Instastory.

Ndër të tjera, Einxhel i është drejtuar qeverisë duke thënë se nëse nuk kanë mendere të bërë gjërat me standartet e sigurisë njësoj si bota, atëherë boll i grisën brekët e reja me tangërlligë.

“Kaq e rëndësishme është për ne të zaptojmë detin me keto lloj argëtimesh të panevojshme aty ku ka fëmijë, familjarë që duan dy ditë pushim të shkretët se mezi kanë mbledh lekët me ardh te ai deti që fluturoni me skafe ju??

Kaq e rëndësishme është per shtetin ton te lejoj lundrimin e tyre te qefit ne breg me njerzit dhe pasi u ben disa raste rradhazi???Nese skeni mendere ti beni gjerat me standarte sigurie njesoj si bota atere boll i griset breket e reja me tangerllige qe marrin jete njerzish!!!”, ka shkruar moderatorja.

Më tej, ajo ka mallkuar të gjithë, duke u shprehur se ska ngushëllim për familjen.

“Edhe sa aksidente tè tjera me pasoja fatale duhet te ndodhin, qè tè merren masa?

Shkofshi pas dielli me glithe detin tone te mire, me gjithe shezllonat luksoze, me githe krudot e shampanjat qe i tregojme botes, kur spo mbrojme dot femijet as ne breg te detit!!

Meritoni fjale me te renda por… kjo sdo e kthej pas engjellin qe moret sot nga familja vet dhe se sheron dot plagen qe ia keni hapur me te thelle se vete deti…

Ska ngushellim qe mund ti jepet asaj familje sot!!”, ka shtuar Einxhel.

19:01- I pezulluar me bujë për drogë, polici që vrau 7-vjeçaren në Himarë u rikthye në detyrë nga Gledis Nano. Si e “shpëtoi” kapja prokurorit

Efektivi i policisë Arjan Tase i ka provuar prangat në duart e tij vetëm disa muaj pas rikthimit në detyrë me firmë të Gledis Nanos. Vrasja me skaf e 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë duket të jetë epilogu i një karriere problematike e policit, i cili ka luksin të shëtisë me skaf, pa patentë në mes të pushuesve.

Siç mëson abcnews.al, Tase është rikthyer në Policinë e Shtetit në fillim të këtij viti pasi ishte shpallur i pafajshëm nga Apeli i Gjykatës së Vlorës për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Tase u “godit” në 14 dhjetor të vitit 2020 në kuadër të operacionit “Hapësira” bashkë me pesë kolegët e tij pasi akuzoheshin nga AMP se kishin bashkëpunuar me grupe kriminale me qëllim kultivimin e lëndëve narkotike në territorin e zonës së mbuluar nga Komisariati i Policisë së Himarës.

Bashkë me Tasen u pezullua edhe shefi i krimeve në këtë komisariat, Artur Veshaj.

Siç mëson abcnews.al, Tase u lirua nga akuzat jo se gjykata e gjeti të pafajshëm, por për shkak se prokurori që kishte bërë dosjen, Maksim Sota, do të arrestohej nga SPAK për korrupsion në kuadër të operacionit “Shpirti”.

Gjykata e rrëzoi çështjen ndaj Tases për mungesë provash, pasi sipas tyre nuk provohej që ish-shefi i Komisariatit të Himarës kishte mbështetur grupet kriminale në zonë.

Në kushtet kur dosja e Tases ishte bërë gati nga një prokuror “me damkë”, gjykatësve të Apelit në Vlorë nuk u mbeti gjë tjetër veç se ta “shpëlanin” Tasen nga akuzat. Ai mori pafajësinë në fillim të këtij viti dhe menjëherë u emërua në një detyrë tjetër nga Gledis Nano.

Tase mbante detyrën e shefit të Policimit në Komunitet në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit deri sa i njëjti person, pikërisht Gledis Nano, që kishte firmosur rikthimin në polici pak muaj më parë, do ta shkarkonte publikisht pak minuta pas vrasjes së 7-vjeçares.

Për ironi të fatit, Arjan Tase, rikthehet me pushime në Himarë, tashmë si ish-shef policia dhe mbi një skaf godet për vdekje një 7-vjeçare.

Policia e Shtetit nuk ka ende asnjë përgjigje mbi pyetjet:

-Në pronësi të kujt ishte skafi që drejtohej nga Arjan Tase?

-Nëse ishte në pronësi të tij, a ka bërë policia një verifikim pasurie për ish-shefin e Policisë së Himarës?

-A ka siguruar të ardhura Arjan Tase nga detyra në Himarë përtej pagës, të cilat të mundësojnë edhe mbajtjen enjë skafi me pushime, kur dihet që pagat e punonjësve të policisë nuk janë më të lartat në vend që të përballojnë lukse të tilla?

17:40- VIDEO/ Vogëlushja u godit nga helikat e skafit, pak sekonda pas tragjedisë, polici sherr me familjarët pasi vrau 7-vjeçaren

Abcnews.al zbulon detaje të tjera në lidhje me tragjedinë në Himarë, ku një 7-vjeçare që po luante në plazh u vra nga efektiviti i policisë Arjan Tase pasi po lëvizte me skaf në zonën ku po laheshin qindra pushues.

Tase u afrua me skaf për të marrë familjarët e tij që gjendeshin në plazhin e Potamit, ndërkohë që helika e motorit të skafit ka goditur të miturën për vdekjen duke mos i dhënë asnjë mundësi shpëtimi.

Pasi aksidentoi për vdekje fëmijën, siç shihet edhe në videon e siguruar nga abcneës.al, Tase konfliktohet me të afërmit të saj, ndërkohë që aty pranë mblidhen edhe qytetarë të tjerë që i kërkojnë atij llogari.

Nuk dihet nëse Tase kishte patentë për drejtimin e mjetit lundrues si edhe si e mori guximin të futej mes qindra qytetarëve për të lunduar me një mjet aq të fuqishëm ujor.

Deri më tani, Policia e Shtetit është mjaftuar vetëm me njoftimin e vdekjes së 7-vjeçares si edhe përjashtimin e tij nga radhët e policisë, ndërkohë që nuk ka asnjë shpjegim mbi faktin se përse Tase është riintegruar në polici pas përjashtimit në vitin 2020.

Po ashtu, Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë shpjegim se si mundet që një efektiv policie të ketë në pronësi një skaf që kushton shumë para?

Tase ishte përjashtu në vitin 2020 nga policia për shkak të favorizimit të grupeve kriminale në Himare, kur ai drejtonte komisariatin e policisë.

17:02- Vrasja e fëmijës 7 vjeç në Himarë, Meta: Duhet ndëshkim i ashpër për drejtuesit e Policisë së Shtetit!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Himarë, ku polici Arjan Tase vrau një fëmijë 7 vjeç me skafin që drejtonte.

Meta shpreh ngushëllimet për familjen dhe dënon situatën katastrofike të sigurisë në plazhe, që ka çuar në pasoja tragjike.

Ai kërkon hetim të thelluar dhe ndëshkim të ashpër për shkeljen e ligjit nga drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Reagimi i plotë:

Thellësisht i tronditur nga ngjarja tragjike në plazhin e Himarës, ku zyrtari i lartë i Policisë së Elbasanit A.T i mori sot jetën një vajze të mitur 7-vjeçare, e cila kishte ardhur me familjen për pushime në Shqipëri.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve për humbjen e vogëlushes së tyre të shtrenjtë, dënoj me forcën më të madhe situatën katastrofike të sigurisë publike në plazhe, në pikun e sezonit turistik, fatkeqësisht me pasoja kaq tragjike të përsëritura.

Hetim i menjëhershëm i thelluar dhe ndëshkim të ashpër për shkeljen e ligjit nga drejtuesit e Policisë së Shtetit!

Mjaft arrogancës dhe papërgjegjshmërisë në Policinë e Shtetit!

16:55- Jo vetëm në rrugë, policia po na vret edhe në det! Po tani ku të fshihemi?

Shqipëria u trondit sërish ditën e sotme, pasi një familje e cila kishte zgjedhur jugun e Shqipërisë për të pushuar ka përjetuar një tragjedi, pasi vajza e tyre 7-vjeçe ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi është përplasur nga një skaf në breg të detit.

Ai që drejtonte skafin i cili vrau 7-vjeçaren e pafajshme ishte Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Kjo e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje, pasi ai i cili paguhet me taksat e shqiptarëve për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike, jo vetëm në tokë, por në çdo centimetër të territorit të Shqipërisë, shkel çdo rregull dhe ligj të shtetit shqiptar dhe kërkon të bëjë cirk në breg të detit duke i marrë jetën një vajze të pafajshme e cila ishte duke luajtur me dallgët.

Duhet theksuar se bazuar në rregulloren e vendosur nga vetë Policia e Shtetit, asnjë mjet lundrues nuk lejohet të lëvizë në afërsi të bregut të detit, aty ku lahen pushuesit.

Ngjarja e sotme tregoi edhe njëherë se sa e pasigurtë është jeta në Shqipëri, pasi sot nuk duhet të ruhemi vetëm nga kriminelët, lacat, të papërgjegjshmit që lëvizin rrugëve të Tiranës, por edhe nga ata që paguhen nga taksat tona për të na ruajtur ne, efektivët e Policisë së Shtetit.

Kjo nuk është vrasja e parë që policët vrasin në mes të ditës, por është hera e parë që ata vrasin edhe në det jo vetëm në tokë.

Polici vret Klodian Rashën

Në 8 dhjetor të vitit 2020 efektivi i policisë në detyrë Nevaldo Hajdaraj i merr jetën të riut Klodian Rasha, vetëm pse ky i fundit kishte dalë të pinte një cigare jashtë mureve të shtëpisë, pasi në atë periudhë nuk lejohej lëvizja e qytetarëve pas orës 23:00 të mbrëmjes për shkak të masave anti-Covid.

Një ngjarje e cila fillimisht u shit nga policia si përplasje me armë mes vrasësit me uniformë dhe qytetarit, pasi në vendngjarje u gjet dhe një armë tjetër, por që më vonë u vërtetua që nuk i përkiste viktimës.

Vrasja e Jurgen Dukës

Një tjetër ngjarje e rëndë do të ndodhte sërish në Tiranë vetëm 1 vit më vonë pas vrasjes së Klodian Rashës.

Në 14 dhjetor të vitit 2021 në një supoermarket në Sauk, efektivi i policisë Arbër Sula vret me armën e shërbimit (Edhe pse nuk ishte në detyrë, pasi shërbente në Komisariatin e Dibrës), Jurgen Dukën, vetëm pse ky i fundit nuk i liroi radhën për të paguar.

Policia vrasëse apo ruajtëse e jetës së qytetarëve

Ngjarja e ditës së sotme tregoi edhe njëherë se brenda Policisë së Shtetit nuk punojnë vetëm ata që ditën punojnë për të marrë taksat e qytetarëve dhe natën i shërbejnë krimit, por edhe njerëz të papërgjegjshëm, të cilët tashmë “pushtetin” e tyre nuk e shfrytëzojnë për t’i shërbyer shqiptarëve por për t’i vrarë ata.

Pas ngjarjes së sotme Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, përjashtoi nga radhët e policisë Komisarin Arjan Tase, po a mjafton vetëm kaq për të reformuar Policinë, dhe për të larguar nga ky institucion njerëz që nuk meritojnë jo vetëm të quhen policë, por që sot duhet të jenë pas hekurave?

Me të drejtë qytetarët shqiptarë pas ditës së sotme kanë të drejtë të pyesin, po tani ku duhet të rrinë që mos i vrasë policia, pasi vrasësit me uniformë nuk janë më vetëm në rrugë, por edhe në det.

16:54: Polici që na vret, 5 pyetjet që Policia e Shtetit duhet t’u përgjigjet publikisht pas tragjedisë në Himarë

Pas një viti të mundimshëm, nën frikën e koronavirusit nga njëra anë, tmerrit të çmimeve nga ana tjetër dhe pasigurisë së përgjithshme që e karakterizon këtë vend, një familje normale shqiptare niset për të pushuar disa ditë në jug me qëllim marrjen e energjive për të rinisur sfidën e të jetuarit në këtë vend edhe një vit tjetër deri në pushimet e radhës.

Dhe, pasi i ka mbijetuar “rrjepjes” prej çmimeve të çmendura që karakterizojnë jugun gjatë këtij sezoni, përballen me një fatkeqësi të tmerrshme siç është humbja e fëmijes për shkak të një trimi me uniformë, për të cilin nuk ekzistojnë ligje apo rregulla..se fundja..ai është polic..rregulli i pashkruar në këtë vend është se policët edhe mund të vrasin dhe nuk japin llogari kërrrkund.

Tani, para se bëjë rolin e agjencisë funerale duke u mjaftuar vetëm me njoftimin e vdekjeve apo të bëjë spektakël me përjashtime publike nga radhët e policisë të një polici pasi ka vrarë në sytë e qindar personave një fëmijë që po gëzonte mes dallgëve të plazhit të Potamit, Policisë së Shtetit i duhet t’i japë përgjigje disa pyetjeve:

1-Në pronësi të kujt ishte skafi që drejtonte polici Arjan Tase, me të cilin vrau fëmijën 7-vjeçar?

2-Nëse ishte në pronësinë e tij, a ka bërë policia një verifikim të mëparshëm pasurur në lidhje me këtë efektiv policie?

3-Nëse nuk ishte në pronësi të tij, kush ishte pronari i skafit dhe cili ishte raporti i policit në fjalë me pronarin e këtij mjeti lundrues? Sepse, sipas parimit “nuk ka drekë falas”, Tase i ka bërë një nder pronarit të skafit që meriton një sajdisje të tillë tani, kur edhe janë rritur ndjeshëm çmimet e karburanteve. A ka lidhje ky “nder” me periudhën kur ai drejtonte komisariatin e Himarës?

4-Pse një qytetar i thjeshtë duhet të kalojë përmes shumë filtrave për të hipur mbi skaf, kurse një efektiv policie mundet që ta drejtojë atë në mes të pushuesve, madje edhe pa patente?

5- Pse u riintegrua në radhët e Policisë së Shtetit nëse ishte përjashtuar më parë?

Këto përgjigje janë ato që do të bënin çdo shqiptar që të besonte se Policia e Shtetit e ka me vërte përjashtimin e tij nga radhët e uniformave blu, çdo qasje tjetër që i bën bisht këtyre pyetjeve është një gurë më tepër në varrin e 7-vjeçares së ndjerë.

16:32- Polici vrau fëmijën në Himarë, reagon Berisha: Krim i tmerrshëm, në plazhe nuk ka siguri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Himarë, ku një vajzë 7 vjeçe humbi jetën pasi u godit nga skafi i drejtues nga Arjan Tase.

Berisha e quan ngjarjen një krim të tmerrshëm, teksa i shpreh ngushëllimet familjes që humbi fëmijën.

Ndër të tjera, Berisha dënon edhe mungesën e sigurisë në plazhet e Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Siguria në plazhe ZERO! Për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm!

Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë.

I shpreh ngushëlimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungësen e plotë të sigurisë në plazhet tona.

16:19- Skafi goditi për vdekje 7-vjeçaren, Klea Huta thirrje shtetit: Merrni masa, jam pranë prindërve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pushuesit pasditen e kësaj të marte në plazhin e Potamit, ku shtetasi Arjan Tase, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë 7 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe moderatorja Klea Huta, shumë e ngarkuar psikologjikisht. Ajo i ka bërë thirrje shtetit të të marrin masa për këta gangstera.

Sakaq, Klea ka thënë se i gjendet pranë prindërve dhe familjarëve të vogëlushes.

“Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht nga lajmi që sapo lexova për të miturin në Himarë, Potam që  e ka përplasur për vdekje një motorskaf.

Si mund ta lejojë shteti një afërsi të tillë në breg të detit me pushues familjar. Çfarë faji ka fëmija shkretë.

Si qytetarë si prind dhe si nënë i them shtetit tim të marrin masa për këta gangstera. Jam pranë prindërve dhe familjarëve të vogëlushit dhe s’kam fjalë për ngushëllim. Mund të ishim secili prej nesh në vend të tyre”, ka shkruar moderatorja në Instastory.

16:02-Përjashtohet nga policia efektivi që vrau me skaf 7-vjeçaren në Himarë

Kreu i Policisë së Shtetit ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit oficerin e Policisë Komisar Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja. Oficeri i Policisë ndodhej me pushime në Himarë dhe duke drejtuar një mjet lundrues skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur vajzën 7-vjeçare të familjes Avdia, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në vendngjarje.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj.

Njëkohësisht, Drejtor Nano ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike, për ngritjen e një grupi të posaçëm, për të verifikuar zbatimin e porosive të dhëna së fundi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave të sigurisë në zonat bregdetare.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shpreh mbështetje dhe inkurajon grupin hetimor të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i cili nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

15:40- Turizmi shqiptar shkon për poshtë, skafi godet për vdekje 7-vjeçaren, shezlonget bosh dhe shërbimet skandaloze

Ka vetëm dy ditë që ka hyrë muaji gusht dhe jemi në “pikun” e verës. Ndryshe, nga ç’mund të pritej, bregdeti në Jug të Shqipërisë është bosh.

Duket se turistët janë ndikuar nga çmimet e shtrenjta dhe kanë zgjedhur ta bojkotojnë plazhin tonë. Sakaq, edhe shërbimi është një tjetër pikë që “ka çaluar” prej kohësh dhe këtë sezon veror është nxjerr në pah më shumë.

Bregdeti i Sarandës bosh:

Bregdeti i Dhërmiut bosh:

Si të mos mjaftonte me kaq, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orën 14:00 të kësaj të marte.

Shtetasi Arjan Tase., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sipas burimeve të ABC, Arjan Tase, është një ish-shef i komisariatit në Himarë, ndërsa tashmë mban detyrën e Komisarit në Elbasan.

Ndërkohë qytetarët që kanë filmuar këtë ngjarje të rëndë dëgjohen teksa i drejtohen drejtuesit të skafit me fjalë ofenduese./

15:39- Fëmija u përplas për vdekje nga skafi në plazhin e Himarës, familja me origjinë nga Tropoja kishte ardhur nga Anglia për pushime në Shqipëri

Familja e fëmijës 7-vjeçar që u përplas për vdekje nga drejtuesi i skafit në plazhin e Potamit në Himarë jetonte jashtë shtetit.

Mësohet se familja e fëmijës që humbi jetën në mënyrë tragjike kishte ardhur nga Anglia për pushime në Shqipëri.

Gjithashtu bëhet me dije se familja është me origjinë nga Tropoja, ndërkohë fëmija ka lindur dhe është rritur në Britani.

Drejtuesi i skafit Arjan Tase ka thënë se ka pasur një problem teknik në skaf.

Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë vetëm 2 ditë më parë, policia tha se ka intensifikuar monitorimet e bregdetit për të mbajtur nën kontroll mjetet lundruese që janë shqetësim për pushuesit.

15:37- “Shikoni monstrën si bën trimin…”, pushuesit në Himarë ndjekin policin që i mori jetën me skaf fëmijës: Kërcënoi edhe familjen e viktimës

Pamje të rënda janë publikuar nga tragjedia që ndodhi sot në Himarë, ku një vajzë 7-vjeçare gjeti vdekjen teksa lahej në breg pasi u godit nga një skaf.

Pushues të shumtë kanë filmuar pamjet pak sekonda nga ngjarja tragjike, ndërsa i afrohen skafistit Arjan Tase, duke i kërkuar llogari për atë që kishte bërë. Mes të tjerash në këtë video pushuesit dëgjohen të thonë se drejtuesi i mjetit një ish-efektiv policie ka kanosur dhe familjarët e vajzës së mitur.

“Shikoni, shikoni monstrën si bën trimin akoma. Mbylle mor gojën, kërcënoji, kërcënoji ato që iu vrare fëmijën, plumbin do hash. Ke gojë dhe flet ti”, dëgjohen që ti thonë pushuesit drejtuesit të skafit.

“Çfarë janë këta mor, shihni dhe si rri, çfarë është ai mor, çfarë është ai?”.thotë një pushues tjetër.

“A ke fëmijë ti ore” dëgjohet një pushues të thotë.

Në një moment vetë Arjan Tase dëgjohet teksa thotë “Jam unë… Nuk doja”.

“Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues , dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij sezoni veror që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese që humbin kontrollin. Manovrat e rrezikshme disa here u kanë rrezikuar jetën pushuesve, siç ka ndodhur në Jalë, ku drejtuesi i një skafi Gjergj Priftuli aksidentoi një çift pushuesish. Për disa javë, njëri prej pushuesve mori trajtim në spitalin e Traumës pasi ishte në gjendje të rëndë. Aktualisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Një tjetër rast i rëndë ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut. Fatmirësisht ishte jashtë rrezikut për jetën.

15:26- FOTO/ Ky është polici që i mori jetën me skaf fëmijës 7 vjeç në Himarë

Ky që shikoni në foton e mësipërme është Arjan Tase, efektivi i policisë i cili teksa drejtonte një skaf në plazhin e Potamit i mori jetën një fëmije 7-vjeçare.

Arjan Tase, aktualisht mban detyrën me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Aktualisht, shtetasi Arjan Tase ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë.

15:16- “Shiko si rri aty mbi skaf…”, pamjet e rënda pak sekonda pasi përplaset për vdekje fëmija 7-vjeçar në Himarë

Një fëmijë 7 vjeç ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një skaf në Plazhin e Potamit në Himarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 14:00. Abcneës.al, ka siguruar edhe videon e momentit pak para tragjedisë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi me iniciale Arjan Tase., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur fëmijën rreth 7 vjeçe, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është vënë në prangat e Policisë.

Sipas burimeve të ABC, shtetasi Arjan Tase, është një ish-shef i komisariatit në Himarë, ndërsa tashmë mban detyrën e Komisarit në Elbasan.

Ndërkohë qytetarët që kanë filmuar këtë ngjarje të rëndë dëgjohen teksa i drejtohen drejtuesit të skafit me fjalë ofenduese.

Deklarata e policisë:

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

15:14- Pushimet kthehen ne tragjedi, flet drejtuesi i skafit që i mori jetën 7-vjeçares në plazhin e Himarës: Gomonia kishte problem teknik

Mbarë opinioni publik është tronditur nga vdekja tragjike e 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë.

7-vjeçarja u përplas për vdekje këtë mesditë nga një skaf në sy të prindërve, të cilët kishin shkuar në Himarë për pushime.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i skafit Arjan Tase ka thënë se ka pasur një problem teknik në skaf.

Lexo dhe: “Shiko si rrinë aty mbi skaf…”, pamjet e rënda pak sekonda pasi përplaset për vdekje fëmija 5-vjeçar në Himarë

Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë vetëm 2 ditë më parë, policia tha se ka intensifikuar monitorimet e bregdetit për të mbajtur nën kontroll mjetet lundruese që janë shqetësim për pushuesit.

15:12- Komisari përplasi për vdekje fëmijën 7 vjeç në plazhin e Himarës, reagon AMP

Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë, ku Arjan Tase goditi për vdekje një fëmijë 7 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në orën 14:00 në plazhin e Potamit në Himarë. Dyshohet se Arjan Tase, duke drejtuar skafin ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka goditur 7-vjeçaren, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pas marrjes dijeni të ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Potamit, ku shtetasi Arjan Tase, me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka goditur për vdekje një fëmijë 7 vjeç ndërsa drejtonte një mjet lundrues, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Aktualisht, shtetasi Arjan Tase ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë” thuhet në njoftimin e AMP-së.

Arjan Tase nuk është emër i panjohur. Ai ka mbajtur më herët postin e shefit të Komisariatit të Himarës. Në janar të 2021 Tase u arrestua nga policia për shpërdorim detyre, pas një aksioni anti-kanabis “Hapësira”.

Së bashku me shefin e krimeve Artur Veshaj ata u akuzuan se lejuan kultivimin e kanabisit në zonën e Vlorës. Mirëpo, prokuroria nuk mundi të faktojë akuzat ndaj tyre. Ai u rikthye në detyrë dhe më pas është transferuar në Elbasan.

15:10- Goditi për vdekje me skaf fëmijën 7 vjeç, ish-shefi i Komisariatit të Himarës i arrestuar më parë se favorizoi kultivimin e drogës

Një fëmijë 7 vjeç humbi jetën ditën e sotme në Himarë, pasi e goditi një skaf në breg. Ngjarja e rëndë ndodhi në plazhin e Potamit dhe ka tronditur opinionin publik.

Si pasojë e goditjes fëmija humbi jetën në vendngjarje, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues, Arjan Tase.

Ky i fundit nuk është emër i panjohur. Ai ka mbajtur më herët postin e shefit të Komisariatit të Himarës. Në janar të 2021 Tase u arrestua nga policia për shpërdorim detyre, pas një aksioni anti-kanabis “Hapësira”.

Së bashku me shefin e krimeve Artur Veshaj ata u akuzuan se lejuan kultivimin e kanabisit në zonën e Vlorës. Mirëpo, prokuroria nuk mundi të faktojë akuzat ndaj tyre. Ai u rikthye në detyrë dhe më pas është transferuar në Elbasan.

16:19-Skafi goditi për vdekje 7-vjeçaren, Klea Huta thirrje shtetit: Merrni masa, jam pranë prindërve

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe moderatorja Klea Huta, shumë e ngarkuar psikologjikisht. Ajo i ka bërë thirrje shtetit të të marrin masa për këta gangstera.

Sakaq, Klea ka thënë se i gjendet pranë prindërve dhe familjarëve të vogëlushes.

“Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht nga lajmi që sapo lexova për të miturin në Himarë, Potam që  e ka përplasur për vdekje një motorskaf.

Si mund ta lejojë shteti një afërsi të tillë në breg të detit me pushues familjar. Çfarë faji ka fëmija shkretë.

Si qytetarë si prind dhe si nënë i them shtetit tim të marrin masa për këta gangstera. Jam pranë prindërve dhe familjarëve të vogëlushit dhe s’kam fjalë për ngushëllim. Mund të ishim secili prej nesh në vend të tyre”, ka shkruar moderatorja në Instastory.

14:39- Pushuesit me duar në kokë, pamjet nga vendi ku skafi përplasi për vdekje fëmijën 5-vjeçar në Himarë

Një tjetër tragjedi nga pakujdesia ka ndodhur ditën e sotme në Himarë, aty ku raportohet se një skaf ka aksidentuar një të mitur, i cili ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për një fëmijë 5 vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Potamit dhe drejtuesi i mjetit lundrues është shtetasi A.T.  banues në Himarë, i cili është arrestuar.

Deklarata e policisë

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

14:26- U godit nga skafi, ndërron jetë fëmija në Himarë

Ka ndërruar jetë 5-vjeçari, i cili u godit nga një skaf në plazhin e Potamit, në Himarë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç.

Për shkak të dëmtimeve të marra, 7-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë vetëm 2 ditë më parë, policia tha se ka intensifikuar monitorimet e bregdetit  për të mbajtur nën kontroll mjetet lundruese që janë shqetësim për pushuesit.

17:07-7-vjeçarja u godit për vdekje nga skafi, Arbana Osmani e prekur: Shqipëria që nuk dua

Ndërkohë pak minuta më parë, moderatorja Arbana Osmani ka shkruar në Instastory: “Shqipëria që nuk dua”, shoqëruar me ‘emoin’ e një zemre të thyer.