“Ëndërr” pjesëmarrja në grupe, Shkupi ndjeh kundështarin e “play-off” e Europa League

schedule15:35 - 2 Gusht, 2022

schedule 15:35 - 2 Gusht, 2022

Ditën e sotme është hedhur shorti i “Play-Off” i kompeticioneve europiane, ku për skuadrat shqiptare nuk do të ketë aspak përballje të lehta, pasi goglat i kanë vendosur ekipeve më me emër.

Një ndër skuadrat shqiptare është edhe Shkupi që ka njohur kundërshtarin e mundshëm që mund të jetë në play-off-in e Europa League-s.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut, nëse do të kalojnë me sukses irlandezët e Shamrock Rovers, do të përballen në raundin tjetër me skuadrën që do të eliminohet nga turi i tretë i Champions League mes Qarabag-Ferencvaros.

Si një skuadër kampione, rrugëtimi i Shkupit në arenën ndërkombëtare i rezervon kundërshtarë që vijnë nga i njëjti kompeticion.

Edhe në rast eliminimi, në raundin e tretë, skuadra e Goce Sedloskit do të luajë në play-off-in e Conference League, çka i afron akoma dhe më shumë me pjesëmarrjen në grupet e një kompeticioni ndërkombëtar të UEFA-s.

Sfidat e këtij kompeticioni do të luhen më 18 dhe 25 gusht dhe fituesit do të hyjnë në fazën e grupeve.

Të gjitha sfidat:

Dnipro-1 (Ukrainë) – AEK Larnaka (Qipro) ose Partizan (Serbi)

Gent (Belgjikë) – Omonia (Qipro)

Austri Vjenë (Austri) – Fenerbahce (Turqi) ose Slovacko (Republika Çeke)

Linfield (Irlanda e Veriut) ose Cyrih ( Zvicër) – Hearts (Skoci)

Maribor (Slloveni) ose HJK (Finlandë) – Silkeborg (Danimarkë)

Malmo (Suedi) ose Dudelange (Luksemburg) – Sivasspor (Turqi)

Maccabi Haifa (Izrael) ose Apollon (Qipro) – Olympiacos (Greqi) ose Slovan Bratislava (Sllovaki)

Ylli i Kuq (Serbi) ose Pyunik (Armeni) – Sherif (Moldavi) ose Viktoria Plzen (Rep.

Ludogorets (Bullgari) ose Dinamo Zagreb (Kroaci) – Bodo / Glimt (Norvegji) ose Zalgiris (Lituani)

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!