Konfindustria shqiptare jep alarmin: Situata politike dëme të mëdha në ekonomi

schedule21:39 - 20 Maj, 2019

schedule 21:39 - 20 Maj, 2019

Në mbrëmjen e sotme në “Byro politike” me gazetaren Juli Xhokaxhi, kanë qenë të ftuar përfaqësues të sektorëve të konfidustrisë shqiptare. Të ftuar ishin, Gjergj Buxhuku President i Konfindustrias, Enver Mehmeti Kreu i Shoqatës së Turizmit në Shqipëri, Fatos Çoçoli ekspert i ekonomisë dhe gazetar, Alban Zusi Drejtor Ekzekutiv i Industrialistëve Ushqimore.

Të pyetur nga Juli Xhokaxhi se si ka ndikuar situata politike aktuale në vend në ekonominë shqiptare ata kanë theksuar se vendi është në krizë dhe pritet që vështirësia të jetë edhe më e madhe në muajt në vijim.

Presidenti i konfindustrias Gjergj Buxhuku tha se:

Situata e mossuksesit në Sektorin ekonomik në fakt kthehet më pas në problematikë në politikë. kemi të bëjmë me një sistem ekonomik dhe politik që ka falimentuar dhe këto janë shenjat e dhënies në praktikë të pasojave të falimentimit të një sistemi të plotë politik dhe ekonomik, pra sistemi politik ka prodhura një sistem ekonomik i cili është ezauruar

Ndërsa gazetari Fatos Çoçoli mendon se politika është e përpërgjegjshme që e ka sjellë situatën deri këtu.

Po jemi të vonuar, protesta e dhunshme që na dëmtoi ishte ajo e shkurtit. shpresoj që kjo dalje e fortë e përfaqësuesve të disa industrive kryesore të vendit të shërbejë për të frenuar deri diku atë dëm që politika me mënyrën e saj të papërgjegjshme po i bën interesave ekonomike të këtij vendi”.

Enver Mehmeti kreu i shoqatës së turizmit në shqipëri tha se efektet e kësaj krize politiko-ekonomike do ti shtrijë efektet e saj edhe në vitet e ardhshme.

Po kalojmë një suituatë ku vërteton se demokracia është e brishtë, përsëritje ciklesh mendoj ku për momentin kërkojmë të dimë arsyen dhe mënyrën e daljes nga kjo krizë. zhvillimet e fundit kanë dëmtuar jo vetëm imazhin por edhe ekonominë shqiptare, dëmton moralin e sipërmarrësve, të punonjësve. në industrinë e turizmit mund ta themi në mënyrë shumë të sinqertë se pas krizës së 97ës është dashur shumë vite të rikuperohet gjurmët që la në botë. situata aktuale ka filluar të trondisë tregun e industrisë së turizmit botëror të cilën me shumë mund kemi ndërtuar në këto vite. Rrisku është monetar, dimensional. Muajt maj, qershor dhe korrik janë vendimarrëse në përcaktimin e tregjeve në 2020. kjo klimë pasigurie do të transferohet në 2020”, tha Mehmeti.

Për Alban Zusin Drejtorin Ekzekutiv të Industrialistëve Ushqimore 4 muajt e fundit kanë qenë dukshëm problematikë dhe me ekonomi në rënie.

Po të shohësh parametrat e ekonomisë këto 4 muaj do të vëmë re se të gjithë parametrat janë në rënie, kemi tkurrje të eksporteve, edhe të fasonerisë, dhe kemi rritje të importeve. jemi shumë të shqetësuar për atë që po  ndodh, të gjithë klientët tanë thanë se kanë rënë shitjet sidomos muaji maj”, theksoi Zusi./abcnews.al