Miralem Pjanic nuk e ka të ardhmen e tij të sigurt në “Camp Nou”, pasi nuk është një nga lojtarët e shumëdëshiruar nga Xavi Hernandez për sezonin e ri, pavarësisht se ky i fundit e ka përfshijë mesfushorin në fazën përgatitore .
Ish-lojtari Romës, Juventusit e Lyonit nuk shihet si një titullar, pasi para tij në mesfushë janë emra si Pedri, Gavi, Busquets, De Jong e Kessie.
Mesfushori boshnjak është rikthyer te Barça pas një viti si i huazuar në Turqi te skuadra e Besiktas. Sipas “Sport” raportohet se Pjanic gjatë kësaj jave pritet të vendos për të ardhmen e tij pasi ka katër oferta para vetës.
Tre skuadrat e mëdha italiane, Juventus, Milan dhe Napoli e duan atë, derisa boshnjaku ka një ofertë nga Arabia Saudite. Në rast se reprezentuesi boshnjak dëshiron largimin, atëherë Barcelona mund ta lejoj të largohet për shumën e 15 milionë eurove. /f.a/abcnews.al