Një hartë interaktive që është zhvilluar kohët e fundit zbulon se cili është personazhi më i njohur dhe me ndikim në shumë vende të botës, ndër to edhe Shqipëria.
Harta është e detajuar dhe i përmban këto të dhëna edhe për qytetet më të vogla, teksa në Shqipëri vihet re që në zona të ndryshme, personazhe të njohur variojnë nga Sali Berisha, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Ilir Meta etj.
Ndërkohë, në zonën e Çamërisë vihet re që shumë të njohur janë Marko Boçari, Mit’hat Frashëri, Hasan Tahsini etj.
Nuk mungojnë as emra futbollistësh, si Odise Roshi në Fier, Armando Sadiku në Elbasan apo Andi Lila në Kavajë, transmeton abcnews.al.
Në hartën e mëposhtme mund të shihni se kush është personazhi më i famshëm në zonën ku ju jetoni.
Harta është ideja e studiuesit dhe gjeografit të Mapbox Topi Tjukanov dhe bazohet në një studim të publikuar në qershor të këtij viti.
Në studim, hulumtuesit nga Universiteti i Parisit llogaritën rëndësinë e një personi bazuar në informacionin e grumbulluar nga Wikipedia dhe Wikidata. Të dhënat marrin parasysh një sërë faktorësh, duke përfshirë numrin e hyrjeve në Wikipedia, gjatësinë e hyrjeve, numrin mesatar të shikimeve për çdo person nga 2015-2018 dhe numrin total të lidhjeve të jashtme.
/abcnews.al