Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afrikën e Jugut. Tetë modele janë përdhunuar në grup nën kërcënimin e armëve nga një bandë e armatosur teksa xhironin një video muzikore pranë një miniere të paligjshme ari .
Modelet u përdhunuan deri në dhjetë herë secila, më e reja prej të cilave ishte një 19-vjeçare dhe më e madhja në moshë 35 vjeç. Banda gjithashtu grabiti vajzat, telefonat e tyre celularë, unazat, bizhuteritë, çantat e dorës, paratë dhe kamerat.
Incidenti ka tronditur Afrikën e Jugut, me disa nga nivelet më të larta të krimit dhe shkallën e tretë më të lartë të përdhunimeve në botë.
Policia ka bërë arrestime masive të minatorëve të paligjshëm në zonë pas një shkëmbimi zjarri ku mbetën të vrarë dy persona.
Ndërkohë, 82 minatorë ilegalë pritet të dalin sot para gjykatës nën dyshimin për gërmime të paligjshme, tentativë vrasje, posedim eksplozivi dhe shkelje të ligjeve të emigracionit.
Mendohet se disa prej tyre janë përgjegjës për përdhunimin në grup të ndodhur në minierën ilegale.
Në vendin ku ndodhi krimi ka edhe shumë miniera të tjera të paligjshme dhe mendohet se tingujt e muzikës kanë tërhequr vëmendjen e minatorëve ilegalë./abcnews.al