Java ka nisur me ndryshime të forta në tregun valutor ku vërehet një rënie e ndjeshme e dollarit amerikane me 0.67 lekë kundrejt monedhë tonë. Sipas Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 113.79 lekë ndërkohë që të premten këmbehej me 114.46 lekë.
Sa i përket paundit britanik, ai vijon të fitojë pikë kundrejt lekut. Gjatë ditës së sotme raportohet se një paund u këmbye me me 139.28 lekë kundrejt 139.06 lekëve që u këmbye të premten.
Situata paraqitet me ndryshime jo shumë të rendësishme sa i përket euros, e cila ka “ngecur” në kufirin mes 116-117 lekëve. Gjatë ditës së sotme, një euro u këmbye me 116.70 lekë duke humbur 0.08 lekë ndaj lekut krahasuar me fundin e javës së shkuar.
/abcnews.al