Dhërmiu dhe Jala bosh, ndodh çudia në Borsh: Kjo është arsyeja

schedule16:14 - 30 Korrik, 2022

schedule 16:14 - 30 Korrik, 2022

Ndryshe nga shumë plazhe, këtë vit në Borsh çmimet nuk kanë ndryshuar.  Në këtë plazh shezlongu kushton 5 mijë lekë, aq sa ka qene edhe vitet e tjera. Edhe çmimet e njësive akomoduese apo dhe restorannteve janë të pandyshuara. Këto janë disa nga arsyet, pse shumë pushues, vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të pushojnë në Borsh.

“Kam vizituar gjithë jugun, por Borshi me ka pëlqyer më teper, ujë është i mrekullueshëm, natyra fanstastike dhe me çmimet janë tepër të mira. Çdo gjë është perfekt”, thotë një turiste sllovake.

“Është viti jonë i tretë që vijmë familjarisht në Borsh, na pëlqen shumë ambienti familjare këtu, jemi të kenaqur me çmimet me shërbimin me detin me çdo gjë”, thonë turistët.

Kanë edhe rezerva.

“Ka shumë papastërti. Pushteti vendor duhet të bëjë më shumë për pastrimin”, thotë një turiste polake.

“Do doja një kënd lojrash që të luaj me fëmijët e tjerë”, thotë një turiste e vogël.

“Ajo që do doja ndyshe është një bulevard pasi do i jepte gjallëri Borshit edhe në kohën e mbrëmjes”.

Një nga menaxheret thotë se këtë vit vihet re një rritje e turistëve.

“Mund të them se kemi më tepër prurje turistesh nga vjet, kemi 3 vite që jemi në Borsh dhe sivjet shohim turisteë shqiptarë janë të huaj nga Polonia, Ukraina, Finlanda. Mendoj se njerëzit vijnë nga çmimet të cilat ne 3 vite i kemi mbajtur te pandryshuara duke u krijuar mundësi të gjithë njerëzve jo vetem një klasë të caktuar”, thotë ai.

Plazhi i Borshit konsiderohet si një nga zonat me atraktive në jug.

Borshi ndryshe nga pjesa me e madhe e plazheve ne jug te vendit, sivjet ka nje numër të shtuar turistesh shqiptarë, por edhe të huaj.

Edhe pse nuk ka pasur ndonjë investim, diçka ndryshe nga vitet e kaluara, çmimet e ulëta të bareve, restoranteve, dhe plazheve, të cilat nuk janë ndryshuar nga pronaret e subjekteve pranë plazhit, megjithë rritjen e përgjithshme të çmimeve, kanë bërë që Borshi edhe sivjet të jetë plot turistë të cilët i janë besnik prej vitesh. Ndërkohë që në gjjithë vijën bregdetare çmimet e shezlongeve arrijnë shifra nga 20€ për shezlonget e thjeshtë deri në 200€ për ato private, në Borsh çmimet e shezlongut janë vetëm 5 mijë lekë edhe 20 mijë lekë shezlonget private. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!