Osmani pas kthimit nga SHBA: Administrata Biden s’e lejon prekjen e sovranitetit në marrëveshjen me Serbinë

schedule13:19 - 30 Korrik, 2022

schedule 13:19 - 30 Korrik, 2022

Presidentja Vjosa Osmani pas kthimit nga SHBA-të ka treguar për temat që kanë diskutuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe zotimet që ky ia ka dhënë asaj dhe kryeministrit Kurti.

Ajo tha se vizita atje ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që në fokus kishte thellimin e marrëdhënieve bilaterale.

Osmani tha se milionat që dolën nga marrëveshja me MCC-në është investimi më i madh që Kosova ka pranuar nga SHBA në sektorin energjetik, duke thënë se SHBA po e ndihmon Kosovën në sektorët më të rëndësishëm.

Presidentja listoi temat që kanë folur në takimin me Blinken.

“E para ishte për fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës. Shumica dërrmuese e njohjeve dhe antërsimeve në masë të madhe janë edhe me përkrahjen e  SHBA-së. Kemi diskutuar në esencë se si mund të forcohet pozicioni i Kosovës dhe si mund të rritet numri i njohjeve.  Personalisht, Blinken, por edhe Biden, kanë qenë edhe në të kaluarën investues. Blinken është shumë i informuar se ku mund të punohet më shumë që Kosova të vazhdojë jetë storie suksesi. Kemi përkrahjen e SHBA që të bëhen hapa konkretë”.

Osmani tha se si temë e dytë ishte rreziku nga ndikimi rus në rajon dhe tha se kanë sqaruar pse është e rëndësishme për rajonin tonë që intencave ruse, për të cilat tha se janë historike që ta destabilizojë kontinentin europian, “kemi marrë përkrahjen e Blinken që të mos lejojë që këto qëllime të Rusisë të kenë sukses”.

Po ashtu, tema e dialogut, të cilin e përmendi edhe vetë Blinken, ishte ndër temat më të rëndësishme të diskutuara.

“U rikonfirmua që procesi të përqendrohet në njohje reciproke dhe kemi shprehur qëndrimet tona dhe e kemi informuar se ku qëndrojmë, p.sh për energjinë, me fazën e implementimit dhe çështje të tjera. Është rikonfirmuar qëndrimi amerikan që assesi nuk shtyn përpara një çështje që do ta prekte sovranitetin dhe rregullimin kushtetues të Kosovës”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!