Këtë mbrëmje në Doktor Plastik filloi pjesa e dytë e sezonit të 4 me ndërhyrje të realizuara në Klinikën Anassa dhe Stafit Mjekësor pranë kësaj klinike. Rasti i sotëm ishte i një 27 vjeçari nga Gjirokastra i cili kishte mungesë të theksuar qimesh në pjesën e mjekrës.
I gjendur në vështirësi në shumë situata ku është tallur nga shokët e madje dhe nga i babai që mjekrën e konsideron në tipar burrërror Ledion Qendro u paraqit para Doktor Plastik me dëshirën për tu “burrëruar”, pra për të realizuar mbjelljen e mjekrës me metodën Fue. Ekipi turk i klinikës Anassa realizoi këtë ndërhyryrje e cila i dha vetbesimin e munguar një djaloshi të ri.
Për më shumë ndiqni episodin e ri të Doktor Plastik:
/abcnews.al