Lëngjet e frutave janë të dëmshme si pijet me sheqer

schedule22:37 - 19 Maj, 2019

schedule 22:37 - 19 Maj, 2019

Të konsumosh lëng frutash mund të jetë po aq e dëmshme si pirja e kolës apo limonadave. Ky është përfundimi i një studimi të ri, sipas të cilit njerëzit që përdorin pije me sheqer rrezikojnë të vdesin më shpejt.

Kërkuesit amerikanë krahasuan lëngun 100% të frutave me pijet e ëmbla si kola apo limonadat.

Në përfundim, ata gjetën lidhje se risku për të vdekur më shpejt ishte i njëjtë si te lëngjet 100% me fruta dhe tek pijet me sheqer. Megjithatë, ekspertët shprehen se është e nevojshme të kryhen më shumë studime.

Sipas një eksperti nuk është e dëmshme që të pish një gotë 150 ml me lëng frutash në ditë.

Kërkimi, i publikuar në gazetën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë analizoi informacione nga 13.400 persona. Gjatë një periudhe prej gjashtë vitesh 1000 persona vdiqën për shkaqe të ndryshme, ndërsa 168 të terë për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Zakonisht njerëzit në studim merrnin 8.4% të kalorive të tyre nga pijet me sheqer, ndërsa 4% nga lëngu i frutave. Sipas autorëve të kërkimit, obeziteti është një faktorët kryesorë ku ndikojnë këto lloj pijesh, por edhe diabeti gjithashtu./abcnews.al