Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar kërkesën e SPAK, duke vendosur të pandryshuar masën e arrestit me burg, ndaj ish-shoferit të ish Prokurorisë për Krime të Rënda, Hamza Tola.
Ky i fundit akuzohet nga SPAK se i mori një qytetari një shumë prej 3 mijë euro për të legalizuar një hotel në Sarandë.
Por ish shoferi për shkak të lidhjeve që kishte ka visuar të kërkojë para për hipotekimin e pronës. Tola së fundmi ka punuar edhe si shofer pranë ministrinë e Drejtësisë.
Arrestimi i Tolës është kryer disa javë më parë me urdhër të SPAK ndërsa hetimet janë kryer nga prokurori Elvin Gokaj./abcnews.al/