Yuri Kim uron në shqip 100-vjetorin e miqësisë Shqipëri-SHBA: Krenare për pishtarin e shenjtë që kemi mbajtur ndezur

schedule22:43 - 28 Korrik, 2022

schedule 22:43 - 28 Korrik, 2022

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka uruar shqiptarët për 100-vjetorin e miqësisë Shqipëri-Amerikë.

Teksa foli për miqësinë e fortë midis dy vendeve në fund të fjalimit të saj Yuri Kim tha në shqip “gëzuar edhe 100”.

Lexo edhe: 100 vjetori i marrëdhënieve me SHBA dhe hapja e negociatave, ky ishte mesazhi i Ramës për qytetarët në sheshin “Skënderbej”

“100 vite më parë SHBA dhe Shqipëria ranë dakord të njihnin njëra tjerë dhe të vendosnin marrëdhëniet diplomatike. Amerika dhe Shqipëria ndezën një pishtar të shenjtë që është përcjellë brez pas brezi dhe në ditët e errëta të diktuarës ky pishtar mbeti  i ndezur. Sot ky pishtar është më i ndritshëm se kurrë. Nuk kam asnjë dyshim se shqiptarët janë po aq Krenarë sa populli amerikan që e kanë mbajtur ndezur këtë pishtar. Gëzuar edhe 100!”, tha Yuri Kim nëpërmjet një video mesazhi në koncertin festiv që po zhvillohet në Tiranë.

Sheshi “Skënderbej” është mbushur këtë mbrëmje me politikanë, zyrtarë, diplomatë e qytetarët që po festojnë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA.

Në skenë po përformojnë zërat më të dashur të muzikës shqiptare: Flori Mumajesi, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Elton Deda, Soni Malaj, Ylli Limani, Fifi, Eneida Tarifa, Ronela Hajati dhe Xhensila Myrtezaj të cilët do elektrizojnë mbrëmjen e sotme Sheshin Skënderbej.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!