Gazetari dhe analisti Basir Çollaku ka thënë në emisionin “Log” në Abc, se shfaqja e zyrtarëve krah diplomatëve të huaj, konkretisht atyre amerikanë, ndikon te SPAK që mos t’i marrë ata nën hetim.
Çollaku përmendi veçanërisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se pas dy vitesh, nuk është bërë asnjë veprim për dosjen e Ndranghetas dhe se Tirana është e vetmja bashki ku nuk po hetohet për inceneratorin.
“Unë e shoh si një nga elementët kompleksues të prokurorisë. Për dosjen e Ndranghetës nuk është bërë asnjë veprim këtu e dy vite. Është dosja e inceneratorëve, e vetmja që nuk hetohet. Pse nuk hetohet, e di edhe një student drejtësie. Sepse ka ndikim politik dhe diplomatik”, tha Çollaku.