SHBA ashpërson politikat ndaj Rusisë, senati kalon rezolutën: Të shpallet shtet terrorist

schedule13:28 - 28 Korrik, 2022

schedule 13:28 - 28 Korrik, 2022

Senati amerikan miratoi njëzëri një rezolutë që i bën thirrje Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Antony Blinken të shpallë Rusinë një shtet që sponzorizon terrorizmin për veprimet në Çeçeni, Gjeorgji, Siri dhe Ukrainë që çuan në vdekjen e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm, sipas mediave të huaja.

“Forcat e armatosura të Federatës Ruse kanë kryer krime kundër civilëve të pafajshëm dhe janë përpjekur të mbulojnë mizoritë e tyre me varre masive në të gjithë Ukrainën”, thuhet në projektligjin e Senatit.

Një masë e ngjashme ka kaluar edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, ku kryetarja Nancy Pelosi pritet të jetë një mbështetëse e fortë e miratimit të saj.

Megjithatë, kompetenca për të caktuar një shtet terrorist i takon Departamentit të Shtetit.

/abcnews.al