Portet e Ukrainës gati të rinisin punën por ende nuk ka itineraret të sigurta për lundrim

schedule08:58 - 28 Korrik, 2022

schedule 08:58 - 28 Korrik, 2022

Portet e Odesës, Hornomorskut dhe Pivdenit, të destinuara për eksportet e drithërave rifilluan nga puna, njoftoi Marina e Ukrainës. Por anijet e transportit janë ende në pritje deri sa të përcaktohen itineraret e sigurta për lundrim.

Ndërkohë në qytetin turk të Stambollit është hapur një qendër për kontrollin e eksporteve të drithërave të Ukrainës përmes Detit të Zi. Turqia beson se qendra do të japë një kontribut të rëndësishëm për tejkalimin e krizës ushqimore, tha ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, në ceremoninë e hapjes.

Kontroll i anijeve në Bosfor

Anijet e ngarkuara me drithëra që do të largohen nga portet e Ukrainës përmes Detit të Zi do të kontrollohen në Ngushticën e Bosforit, si kur hyjnë dhe edhe kur dalin nga Deti i Zi, për t’u siguruar që nuk kanë të ngarkuara armë ose objekte të ngjashme.

Qendra e koordinimit do t’i regjistrojë anijet tregtare dhe do të gjurmojë ndër të tjera lëvizjet e tyre nëpërmjet satelitit, tha Akar.

Rudenko tha  për agjencinë e lajmeve Interfax: “Ne gjithmonë shpresojmë për më të mirën dhe besojmë se partnerët tanë do t’i  zbatojnë të dy komponentët e marrëveshjes, që kanë të bëjnë me eksportet e drithërave nga Ukraina dhe heqjen e kufizimeve për eksportet ruse të drithërave në tërësi”.

Para marrëveshjes Rusia kishte deklaruar qartë se do t’i jepte fund bllokadës së porteve ukrainase në Detin të Zi, vetëm kundrejt lehtësimit të sanksioneve perëndimore kundër saj. /DW/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!