Një 26-vjeçar shqiptar ka kërcënuar me thikë nënë dhe motrën e tij, duke i detyruar dy gratë të strehoheshin në dhomën e gjumit. Ngjarja ka ndodhur në Asti, Itali.
Karabinierët përdorën armën paralizuese pasi 26-vjeçari në gjendje të rëndë mor i një thikë tjetër dhe kërcënoi personelin mjekësor kur ata mbërritën në shtëpi.
Karabinierët, pasi u përpoqën vazhdimisht dhe më kot ta qetësonin verbalisht dhe ta bllokonin, aktivizuan armën paralizuese, shkruan Ansa.
Shqiptari hodhi menjëherë thikën dhe tentoi të arratisej.
Pasi u ndalua nga karabinierët dhe u qetësua u dërgua në spital. 26-vjeçari akuzohet për rezistencë ndaj autoriteteve policore dhe kërcënim./Abcnews.al/