Orinda dhe Turi festojnë 5-vjetorin e martesës, moderatorja publikon foton e ëmbël nga shtrati

schedule14:45 - 27 Korrik, 2022

schedule 14:45 - 27 Korrik, 2022

Çifti shumë i dashur nga publiku, Orinda Huta dhe Turjan Hysko festojnë sot 5-vjetorin e martesës. Ishte pikërisht moderatorja që e ka kujtuar këtë moment special. Ajo me këtë rast i ka bërë dhe një dedikim shumë të ëmbël bashkëshortit.

Orinda ka publikuar në Instagram një foto nga shtrati, ku shfaqet e mbështetur te Turi. Përmbi këtë imazh kaq special, ka shkruar: “Pas 15 vjetësh akoma bëj gjumin më të ëmbël vetëm pranë teje”.

Kujtojmë që dyshja janë bekuar prej një viti me një vajzë, e cila i ka ndryshuar jetën. Atara është një nga bebushat më të njohur të Instagramit, duke krijuar fansa që në këtë moshë./abcnews.al