Në Gjirokastër është hapur ekspozita me fotot origjinale gjatë xhirimit të filmit Skënderbeu . Një pjesë e fotove origjinale gjatë xhirimit të filmit Skënderbeu janë ekspozuar në hollin e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër.
Ky aktivitet vjen si bashkëpunim i Agjencisë së kulturës, qendrës kulturore Musine Kokalari dhe me mbështetjen e bashkisë Gjirokastër. Ideatori eshte Ilir Lluri. Ekspozita përkon dhe me 65 vjetorin e realizimit të filmit kushtuar heroit tonë kombëtar, i cili ka qenë pjesë e Festivalit të Filmit në Kanë.
Aktiviteti po ndiqet me mjaft interes edhe nga qytete të tjera të vendit si Tirana dhe Elbasani. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për disa dite./ABC News Albania 24/7