Me mijëra të pastrehë pjesa më e madhe të cilëve fëmijë dhe gra, regjistrohen në Libi që nga fillimi i konflliktit në Tripoli dhe rrethina. Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i OKB bëri apel për vendosje të embargos së armëve ndaj vendit
Ka mbërritur në 75 mijë numri i të pastrehëve që nga fillimi i përplasjeve të armatosura në Tripoli dhe përreth. Lajmi është konfirmuar nga zyra e Kombeve të Bashkuara për cështjet njerëzore gjatë përditësimit të situatës.
Nga të pstrehët mendohet se më shumë se 48 për qind janë fëmijë dhe 51 për qind gra. Situate humanitare vijon të përkeqësohet si pasojë e konfliktit të armarosur. Përdorimi i armëve shpërthyese në zona të banuara dhe bombardimet ajrore vazhdojnë të shkaktojnë shumë viktima civile.
Sekretari i përgjithshëm i kombeve të bashkuara i ka kërkuar të gjitha vendeve që të vendosin embargo për armët ndaj Libisë, duke theksuar se kufizimi i tyre do të ridimensiononte konfliktin dhe do të ndihmonte në rivendosjen e qëndrueshmërisë në vend.
Gueterres u shoreh shumë i shqetësuar për furnizim me armë dhe nga deti, duke sqaruar se bashkimi europian ka zgjatur mandatin e misionit me anijet e shpëtimit por ka reduktuar praninë e saj në zonë.
Në një raport që qarkullon në këshillin e sigurisë, Gueterres vecon se operacionet ushtarake që po ndërmerren në Libi përforcohen nga transferimi i armëve në vend, edhe nga deti./ABC News Albania 24/7