Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për një rregullore emergjente për të reduktuar përdorimin e tyre të gazit këtë dimër, ndërsa Europa përgatitet për një dimër me furnizime të pasigurta nga Rusia.
“Ky nuk ishte një mision i pamundur! Ministrat kanë arritur një marrëveshje politike për reduktimin e kërkesës për gaz përpara dimrit të ardhshëm”, shkroi Republika Çeke, e cila mban presidencën e rradhës të BE-së, në një postim në Twitter.
? #TTE Energy | ? This was not a Mission Impossible! Ministers have reached a political agreement on gas demand reduction ahead of the upcoming winter.#EU2022CZ pic.twitter.com/XBnKuTs75W
— EU2022_CZ (@EU2022_CZ) July 26, 2022
Detaje ende nuk janë bërë të ditura, por me sa duket ka rënë kundërshtimi i Spanjës, Portugalisë dhe Greqisë, që nuk ishin dakord të bënin reduktime me 15%. /abcnews.al