Kukësi ka zbarkuar në Turqi për të vazhduar përgatitjet për sezonin e ri. Verilindorët do të qëndrojnë në Bolu për 2 javë, të cilët kanë programuar të zhvillojnë edhe 3 miqësore për të parë edhe gjendjen e grupit.
“Ekipi ka udhëtuar mëngjesin e sotëm në drejtim të Turqisë, ku do të kryejë fazën përgatitore për dy javët në vazhdim. Skuadra është grumbulluar në një nga hotelet e Bolu, teksa falë kushteve të përshtatshme klimatike, ekipi do të marrë ngarkesën maksimale para fillimit të kampionatit.
Në tokën turke, skuadra jonë do të zhvillojë edhe 3 ndeshje miqësore, teksa pas dy javësh rikthehet në Tiranë për të përgatitur ndeshjen e parë të Superiores ndaj Tiranës e cila do të luhet në “Kukës Arena’”, shkruhet në njoftimin e klubit Kukësi.
Menjeherë pas miqësoreve, vëmendja do të jetë te Tirana, skuadër me të cilën do të përballen verilindorët në javën e parë të “Abissnet Superiore”.
/f.a/abcnews.al