Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu u shpreh i keqardhur për vendimin e fundit të Britanisë së Madhe për të shpallur non-grata Sali Berishën.
I ftuar në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, Balliu tha se non-grata për Berishën vjen pas lobimeve të forta majtiste në botën perëndimore.
Pjesë nga biseda:
Balliu: Ndjeva keqardhje të madhe që një shtet i madh si ai të bëhet qesharak me këtë deklaratë. Të thuash për Sali Berishën që futi bandat në pushtet, dhe erdhi ky tani dhe i nxori nga burgu dhe i futi në bashki. T’i thuash Sali Berishës se ke përdorur krimin e organizuar, një njeriu që nuk e ka drejtuar partinë. T’i thuash një njeriu që ka denoncuar kriminelët. A biem dakord se përballë Ramës sot është Sali Berisha, nëse biem dakord kë duan të godasin, opozitën? Cili vend demokratik në botë godet opozitën. Unë kam një merak, qytetarët nuk duhet të ngatërrojnë lobimet me shtetin.
Xhafo: Po por është akt shtetëror.
Balliu: SHBA-të apo Britaninë e Madhe nuk duhet t’i ngatërrojnë me lobimet majtiste.
/Abcnews.al/