Largimi i Ahmetajt, Vangjeli: Ka pritur shumë rrufe, por askush s’ka gjetur prova për ta konsideruar të korruptuar

schedule15:27 - 25 Korrik, 2022

schedule 15:27 - 25 Korrik, 2022

Mëngjesin e së hënës kryeministri Edi Rama bëri të ditur shkarkimin e Arben Ahmetajt si zëvendëskryeministër dhe emërimin në vend të tij të Belinda Ballukut.

Shumë nxituan të aludojnë se Ahmetajn ndoshta tashmë e “pret” SPAK-u, por analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në ABC Live, thotë se vendimi kryeministrit ishte më shumë politik. Procesi i Rindërtimit ka përfunduar tashmë, dhe në një farë mënyre ka përfunduar edhe misionin i Arben Ahmetajt.

Sipas Vangjelit, Ahmetaj gjatë karrierës së tij politike, për një sërë arsyesh, ka tërhequr “shumë rrufe mbi kokën e tij”. Megjithatë, shton analisti, askush nuk ka gjetur fakte, apo prova për ta konsideruar si të korruptuar.

“Bëhet një lidhje nëpërmjet emrit të tij dhe inceneratorëve. Ka diçka. Ahmetaj përgjatë karrierës së tij për shumë e shumë arsye ka tërhequr shumë rrufe mbi kokën e tij dhe duket se është e lehtë të vendoset një korrelacion i tillë. Unë po ju kap pjesën fundore të saj. Janë gati duke u disbursuar rreth 1 miliard euro për programin e rindërtimit edhe gojët më të liga të Tiranës nuk kanë mundur të gjejnë shkaqe, fakte, arsye, prova për ta konsideruar si të korruptuar, siç e kemi zakon ne shqiptarët këtë gjë. Me aq sa kam informacion emri i zotit Ahmetaj nuk është i shënuar në asnjë dosje të SPAK-ut, i cili është pjesë e sistemit të drejtësisë që më së paku drejtohet nga Edi Rama, siç thotë Sali Berisha vetëm për hallin e tij.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!