AC Milan vazhdon negociatat me Bruges për Charles De Ketelaere.
Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë nuk kanë hequr dorë prej tij, përkundrazi janë gati të bëjnë një rritje të vogël të ofertës për t’iu afruar edhe më shumë kërkesës 35 milionë euro të Bruges.
Kuqezinjtë e kanë kuptuar se për të arritur tek arritja e marrëveshjes duhet të bëjnë një përpjekje të mëtejshme dhe të rrisë ofertën e tij të fundit prej 32 milionë euro, përfshirë bonuset.
Dje nuk ka pasur kontakte të reja mes dy kompanive, por në planet e Djallit me shumë gjasa do të ketë një tentativë të re në 48 orët e ardhshme. /f.a/abcnews.al