Regjistri për krimet seksuale, Dine në Abc Live: Ligji mund të ndihmojë në parandalimin e këtyre rasteve në të ardhmen

schedule11:53 - 25 Korrik, 2022

schedule 11:53 - 25 Korrik, 2022

Kuvendi miratoi në seancën e kaluar projectligjin për “Për regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale”, që bën të mundur mbledhjen në rang kombëtar të të dhënave për personat e dënuar në vite për kryejnë e krimeve seksuale.

Për të folur rreth kësaj teme, e ftuar në “Abc Live” ishte Borjana Dine, Zyrtare e Mbrojtjes së Fëmijëve në CRCA/ECPAT, që ishin ndër propozuesit e projektligjit.

Dine tha se nëse emri shënohet në regjistër, atëherë ai mbetet aty derisa personi të ndërrojë jetë.

“Ky emër do të jetë përjetë. Deri kur ai emër do të ndërrojë jetë, pastaj do të hiqet emri. Për sa kohë është gjallë ai emër do të jetë ekzistent”, tha ajo.

Më tej, Dine tregoi se në CRCA ka pasur raste konkrete që fëmijëve që kanë rënë pre e krimeve seksuale, që i shtynë edhe për të inicuar projekligjin.

“Ne në CRCA kemi patur mjaft raste ku kemi patur të tilla situata, ku fëmijë kanë qenë pre e krimit seksual. Ne kemi raste konkrete nga zyra jonë që na iniciuan për të shkuar drejt këtij projektligji. Me këtë ligj ne mund të bëjmë sado pak për të parandaluar krimet e së ardhmes dhe për të ndihmuar disa fëmijë të jenë sa më të qetë”, tha Dine.

Ndërkohë, lidhur me monitorimin e lëvizjes së pëersonave që janë në regjistrin e krimeve seksuale, ai do të bëhet në bazë vendore me anë të policisë dhe gjykatave

“Monitorimi do të bëhet në bazën vendore të policisë dhe gjykatave. Në momentin që këta persona mund të lëvizin nga qyteti në qytet apo jashtë, duhet të njoftojnë policinë që do të jenë në lëvizje në mënyrë që policia të jetë në kontroll të lëvizjeve të tyre, pa i cenuar asnjë të drejtë, por për shkak të krimit që ata kanë bërë janë të detyruar për të referuar lëvizjen e tyre.

Sepse nuk kemi siguri në rehabilitimin e këtyre personave. Ne nuk e njohim sa të rehabilituar mund të jenë këta persona. Sepse nëse nuk ndihen komod në qytetin e tyre, ndihen të vëzhguar, në një qytet tjetër mund të ndihen më të lirë.

Do të jetë një akses shumë i thjeshtë me policinë. Ndoshta do të ketë edhe një polic që do të jetë specifikisht. Databaza do të updateohet çdo vit, me të dhënat, foton, punësimet e personit”, shpjegoi Dine.

Lidhur me një mundësi që këta persona të largohen jashtë vendit, Dina tha se kjo mund të ndodh, teksa shtoi se ka gjithashtu persona që nuk janë rehabilituar dhe e kanë përsëritur krimin e rëndë.

“Pretendohet edhe kjo. Që të largohen nga gjithë persha që mbajnë mbi supe. Ky është një krim shumë i rëndë dhe është arsyeja pse ky emër duhet të qëndrojë gjatë gjithë kohës në regjistër. Nëse personat rehabilitohen dhe duan të largohen, bëhet edhe kjo. Siç ka edhe persona që nuk janë rehabilituar”, tha ajo.

Dine tregoi edhe për problematikat që hasin fëijët në internet, që shkojnë nga rastet e shantazhit e deri te raste që kanë shkuar deri në dhunë seksuale.

“Ne në CRCA kemi platformën ku aksesohen problematikat që fëmijët hasin në internet. Kemi pasur mjaft raste kur kemi parë se fëmijët mund të shantazhohen, kërcënohen, mund edhe të kontaktohen nga persna që shtiren se janë ndryshe. Kemi pafund raste shumë emergjente dhe aktuale. Kemi mjaft raste që kanë çuar edhe në dhunë fizike, emocionale dhe dhunë seksuale”, përfundoi Dine. /abcnews.al