Kreu i diplomacisë së BE, Josep Borrell ka reaguar pas betimit të Bajram Begajt si President i Shqipërisë, duke e uruar këtë të fundit për postin e marrë.
Nëpërmjet një postimi në twitter, Borrell shkruan se mandati i Begajt vinte në moment historik kur Shqipëria kishte hapur negociatat për anëtarësim në BE dhe se kjo rrugë duhej të vazhdonte.
Reagimi nga Josep Borrell:
Urime Bajram Begajt për betimin si President i #Shqipërisë.
Mandati juaj fillon pasi vendi juaj ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së.
Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE.
Ne jemi #Së bashku më të fortë.