PSG nuk ka ndërmend të ndalojë në këtë merkato vere. Kampionët e Francës kanë arritur marrëveshjen me Leipzig për shërbimet e Nordi Mukiele.
24-vjeçari prej kohësh është ndjekur nga parizienët, të cilët raportohet se do të paguajnë në total 16 milion euro së bashku me bonuset në drejtim të klubit gjerman.
Nordi Mukiele do të mbyll periudhën katërvjeçare në Bundesligën Gjermane dhe për lojtarin do të jetë një rikthim në Ligue 1, pasi mbrojtësi ka luajtur dy sezone me Montpellier përpara transferimit të tij te Leipzig. Në sezonin e fundit 24-vjeçari luajti 28 ndeshje ne Bungesligë duke shënuar dhe 1 gol.
/f.a/abcnews.al