Ministri i Mbrojtjes i Turqisë ka bërë me dije se zyrtarët rusë i kanë thënë Ankarasë se Moska nuk kishte të bënte me sulmet në portin e Odesës të Ukrainës.
Lexo edhe: Rusët bombardojnë portin e Odesas një ditë pas marrëveshjes për nxjerrjen e grurit
“Në kontaktin tonë me Rusinë, rusët na thanë se ata nuk kishin asnjë lidhje me këtë sulm dhe se po e shqyrtonin çështjen nga afër dhe në detaje”, tha në një deklaratë ministri i Mbrojtjes Hulusai Akar.
“Fakti që një incident i tillë ndodhi menjëherë pas marrëveshjes që bëmë dje na shqetësoi vërtet”, shtoi ai.
Shpërthimet tronditën një port kyç të Ukrainës vetëm një ditë pasi Kievi dhe Moska nënshkruan një marrëveshje historike për të lejuar rifillimin e eksporteve të grurit.
Sipas kushteve të marrëveshjes së së premtes, Rusia ra dakord të mos sulmonte portet gjatë dërgesave të grurit. /abcnews.al