Presidenti Volodymyr Zelensky është takuar me delegacionin e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan dhe i ka falënderuar për paketën e fundit të paralajmëruar të ndihmës për Ukrainën.
“Sot në Kiev po takohem me delegacionin e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan. Mirënjohës për paketën e ndihmës për sigurinë e shpallur së fundmi. Ne kemi nevojë veçanërisht për sisteme raketash HIMARS, predha dhe mjete ajrore pa pilot. Ne e vlerësojmë ndihmën e Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e territorit tonë, tokës tonë dhe popullit ukrainas”, shkroi Zelensky në Facebook.
Administrata Biden njoftoi një paketë të re ndihme sigurie për Ukrainën në shumën deri në 175 milionë dollarë, e cila do të përfshijë ofrimin e armëve për Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe trajnimin e ushtrisë ukrainase. /abcnews.al