Ministri indian, i cili piu ujë nga një ‘lum i shenjtë’ për të dëshmuar se ishte i pastër, thuhet se është shtruar në spital. Bhagwant Mann, piu nga Kali Bein, një “lumë i shenjtë” në Sultanpur Lodhi.
Në fillim të kësaj jave, ai u shtrua në spitalin në Delhi për shkak të dhimbjeve të barkut. Kali Bein ka një rëndësi të madhe për fenë Sikh.
Incidenti ndodhi në 22-vjetorin e një operacioni të krijuar për të pastruar lumin e nisur në vitin 2000 dhe Mann piu nga Kali Bein për të provuar suksesin e tij. Dekada më parë, ujërat e zeza dhe mbetjet industriale u përhapën në Kali Bein.
Edhe pse lumi është shumë më i pastër se dikur, pirja e tij nuk rekomandohet aspak.
/abcnews.al