Media serbe “mahnitet” nga Drita: Skuadra nga Kosova është ekipi i vitit në Conference

schedule18:30 - 22 Korrik, 2022

schedule 18:30 - 22 Korrik, 2022

Mbrëmë barazimi i Dritës ndaj Antwerpit (0:0) në ndeshjen e fazës së dytë të kualifikimeve për Conference League ishte lajm kryesor në Kosovë dhe jo vetëm.

Media kroate “Index.hr” i ka kushtuar një artikull special Dritës, ku shkruante se një ekip i vogël kosovar po bën surpriza në Evropë.

Por, një tjetër shkrim befasues vjen na media serbe “B92”, e vlerëson maksimalisht paraqitjen e skuadrës së Ardian Nuhiut, pavarësisht faktit që kishte emra të mëdhenj në formacionin belgëve.

“Klubi nga Kosova është surpriza më e madhe e Conference League. Futbollistët gjilanas të Dritës nga Kosova krijuan surprizën më të madha në ndeshjet e para të xhiros së dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.

Drita tronditi tifozët e futbollit duke barazuar pa gola 0-0 me Antwerpin e Belgjikës jashtë shtëpisë së tyre. Se sa i madh është rezultati i Dritës tregojnë emrat kryesorë të klubit belg me trajner që është Mark van Bommel, ndërsa futbollistët janë emra të mëdhenj si Radja Nainggolan, Toby Alderweireld, Vincent Janssen, Richie de Lae apo Koji Miyoshi”, shkruan “B92”.

“Ndonëse me 69% posedim të topit për Antwerpen dhe raportin 12:1 në goditjet drejt portës, nuk i mjaftuan klubit belg për të fituar. Se sa befasues është ky rezultat, tregon edhe fakti se koeficienti i kompanive të basteve për barazim ishte 10. Ndeshja e kthimit është javën tjetër në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë”, përfundon media serbe. /f.a/abcnews.al