Orë vendimtare për transferimin e Charles De Ketelaere nga Club Brugge te Milani. Klubi kuqezi ka avancuar propozimin e tij, duke kaluar 30 milionë euro dhe ka besim se negociatat do të mbyllen brenda një kohe të shkurtër, edhe për shkak se 21-vjeçari dëshiron të kalojë te kampionët e Italisë.
Ndërkohë nga ana tjetër Club Brugge tashmë po lëviz në treg në kërkim të zëvendësuesit të tij. Klubi belg është në bisedime me Valencia-n për blerjen e Maxi Gomez.
Një operacion ky që mund t’i kushtojë Brugges shifrën e 10-15 milionë eurove, me lojtarin e Valencias që është i gatshëm të nisë një aventurë të re larg La Liga. /f.a/abcnews.al