I shkëputet kavo, trageti anulon lundrimin Bari-Durrës

schedule16:38 - 22 Korrik, 2022

schedule 16:38 - 22 Korrik, 2022

DURRËS – Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se një nga tragetet ‘Adria Ferries’ ka anuluar lundrimin.

Mësohet se trageti “AF FRANCESCA” ka anuluar lundrimet e planifikuara për ditën e sotme nga Bari-Durrës(13:00) dhe Durrësi-Bari (ora 23:00) për shkak të avarisë që ka pësuar në Portin e Barit.

Bëhet me dije se anulimi i lundrimit është bërë për shkak se mëngjesin e sotëm në Portin e Barit tragetit i është shkëputur njëra nga kavot e derës kryesore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!