Barcelona aktivizon “asin nën mëngë”, 400 milionë euro i shtohen arkës së tyre

schedule10:00 - 22 Korrik, 2022

schedule 10:00 - 22 Korrik, 2022

Situata ekonomike e Barcelonës vazhdon të përmirësohet, të paktën në afat të shkurtër.

Blaugranët kanë aktivizuar levën e dytë financiare, duke shitur 15% të të drejtave të tyre televizive në “Sixth Street” për 25 vitet e ardhshme. Marrëveshja nënkupton që 400 milionë euro do të futen menjëherë në arkën e klubit. Njoftimi zyrtar pritet sot, të premten më 22 korrik.

Barcelona më parë shiti 10% të të drejtave të saj televizive të njëjtës firmë investimi amerikane për rreth 200 milionë euro në fillim të kësaj vere. Kjo d otë thote se “Sixth Street” do të zotërojë 25% të të drejtave televizive të klubit katalanas për 25 vitet e ardhshme.

Marrëveshja do të thotë se Barcelona mund të marrë frymë lehtësisht kur bëhet fjalë për financat e saj. Klubi është ende duke punuar për të shitur disa nga lojtarët e tyre para merkatos verore në mënyrë që të ulin faturën e pagave të tyre.

Megjithatë, për të regjistruar lojtarët, Barcelona duhet të aktivizojë levën e tretë financiare. Klubi po kërkon të shesë një pjesë të “Barça Studios” për ta bërë këtë.

Stuhia e tyre e fundit e nënshkrimeve ka ngritur mjaft vetulla, me trajnerin e Bayern Muncih, Julian Nagelsmann, i pasigurt se si është e mundur.

“Barcelona është i vetmi klub në botë që nuk ka para, por në fund blen çdo lojtar që ata dëshirojnë. Nuk e di si e bëjnë këtë, është pak e çuditshme, e çmendur”, tha ai./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!