Hapja e negociatave, Kryenegociatori i Shqipërisë: Ngjarja më e madhe për vendin që nga Lufta e Dytë Botërore

schedule21:50 - 21 Korrik, 2022

schedule 21:50 - 21 Korrik, 2022

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hapën zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në selinë e BE-së në Bruksel, më 19 korrik u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare, në të cilën Maqedonia e Veriut zyrtarisht i hapi negociatat.

Kryenegociatori i Shqipërisë në BE, Zef Mazi, e ka cilësuar sonte në studion e “Log.” si një moment tepër të madh, madje si ngjarjen më të madhe për vendin tonë pas Luftës së Dytë Botërore.

“Është ngjarja më e madhe për vendin tonë pas luftës së dytë botërore. NATO ka të tjera. Nuk ka të lloj aperturë. Fillimi i negociatave me miratimin e 27 shteteve. Me një strukturë kaq të komunikuar, unë shoh që do ishte mirë një diskutim për të ardhmen dhe jo të shkuarën.” tha Zef Mazi.

 

Sipas Zef Mazit, Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në prill të vitit 2019 ku edhe mori të drejta të plota.

“Në për Shqipërinë për negociata të hapura, kemi marrë statusin e kandidatit me të drejta të plotë në Prill të 2019. Është thënë në 2019 dhe e shkruar në raportin e Shqipërisë, që Komisoni unanimisht rekomandoi hapjen e negociatave. Duke e krahasuar këtë për hapat për anëtarësimin në NATO, kur hyri në 2009. Tani në këtë hapje të negociatave që ndodhi me 19 korrik. Pati duartrokitje.” tha Zef Mazi.

Sipas Zef Mazit, tani Shqipëria është vetëm një hap mbrapa praktikisht, si anëtare e Unionit.

“Statusi tani na bën gati anëtarë i unionit. Jemi një hap mbrapa praktikisht. Padiskutim që do të marrim pjesë në diskutime. Nëse ne ulemi tani në tryezë, duhet që i gjithë procesi të kapërcejë. Ky legjislacion është punë në proces.” theksoi Mazi.

/abcnews.al/