Kryenegociatori i Shqipërisë me BE: U ndjeva krenar që mora këtë post

schedule21:17 - 21 Korrik, 2022

schedule 21:17 - 21 Korrik, 2022

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, u ulen më 19 korrik në të njëjtën tryezë me vendet anëtare, në Konferencën e parë ndërqeveritare, duke shënuar kështu nisjen e procesit të bisedimeve për anëtarësim, pas një kalvari të gjatë priteje, zvarritjesh dhe pengesash. Pas kësaj, u mbajt edhe konferenca me Shqipërinë, e cila ka qenë në bllokun e njëjtë me Shkupin, sa i përket rrugëtimit drejt BE-së. Gjatë konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se vitet e fundit kanë qenë një sagë e vërtetë, me punë, vlerësime, pritje, premtime të pambajtura dhe rinisje të mundimshme. Por, ai tha se Evropa mundëson që Ballkani Perëndimor të jetë një vend me paqe dhe prosperitet.

I ftuar në emisionin “Log.” në ABC, Kryenegociatori i Shqipërisë me BE, Zef Mazi, foli edhe për marrjen e këtij posti të rëndësishëm që i është besuar nga qeveria shqiptare.

Ai tha se i është mirënjohës kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se posti i tij është mbi politikën pasi është një detyrë kombëtare.

“Kur mora këtë post, kur Rama më propozoi këtë post, ndjeva një krenari personale. Që nga një post që kisha rikthehem aty ku e kam filluar karrierën para 43 vitesh. Është mirë që në këtë post të jesh me përgjegjësi. E mora postin dhe jam mirënjohës kryeministrit. As nuk kam qenë dhe as nuk jam anëtarë i një partie. Është pozicion i shkëputur nga politika dhe është shtetëror. Është një proces mbipartiak.” tha Mazi.

/abcnews.al/