Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Britania në linjë me sanksionet e SHBA-ve, Balla-Berishës: Atlantikun s’e kalon dot me not, Kanalin Anglez e kalon dot?

schedule17:02 - 21 Korrik, 2022

schedule 17:02 - 21 Korrik, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar nga Kuvendi pasi qeveria britanike ka njoftuar marrje masash e vendosje sanksionesh për individë të politikës dhe jo vetëm që janë të përfshirë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Balla e ka përshëndetur vendimin e fundit të marrë nga Britania e Madhe, por nuk ngurroi që të bënte ironi me “non gratat nga fundi i sallës.” Duke iu drejtuar kreut të Partisë Demokratike, Balla e pyeti nëse tashmë mund ta kalojë Kanalin Anglez me notë, pasi Atlantikun nuk mundet pas futjes në “listën e zezë” të SHBA-ve.

“Qasja e njëjtë e Britanisë së Madhe pas shpalljes nongrata të SHBA-ve. Unë jam këtu për ta përshëndetur vendimin e fundit të MB. E cila në një kuadër të luftës globale anti-korrupsion ka njëhësuar listën e shpallur nga SHBA dhe natyrshëm që pyetja që shtrohet në këto raste është për njërin në fund të sallës. Mirë Atlantikun me not nuk e kalove dot, La Manshin e kalon dot me not?”  /abcnew.al/  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!