Gjykata e Kavajës ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg ish zyrtarët e ndaluar dy vite më parë për tjetërsimin e pronave në plazhin e Spillesë. Gjykata vendosi gjithashtu që 5 parcelat e tokës objekt shqyrtimi të kalojnë në pronësinë e shtetit.
Pas një hetimi dy vjeçar gjykata e Kavajës ka dhënë dënimin për 9-të zyrtarë të akuzuar për përvetësim dhe abuzim me pronat publike në plazhin e Spillesë. Gjyqtari i çështjes Rexhep Bekteshi vendosi në total 13. 4 vite burgim për të akuzuarit, të cilët përfituan ulje në 1/3 e dënimit. 2 vite e 8 muaj burg u dha për ish-kryeregjistruesin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë Seit Cikalleshin. Për Andi Gjeçi 2.4 vite burgim, ndersa Asim Arkaxhiu u dënua me 2 vjet burgim. Me 1 vit e 8 muaj u dënua edhe Aldo Kila, ndërsa Ilir Kaja me 3 vite burg.
Për Agron Xhelezin dhe Drita Kazazi gjykata dha 2 vite burg burgim për secilin. Ndërsa për Aida Gjoci 8 muaj burgim konvertuar në 120 orë punë të detyruar në ndërmarjen komunale të bashkisë Kavajë. Zyrtarëve të dënuar iu hoq gjithashtu e drejta për të kryer funksione publike për dy vite.Gjykata vendosi gjithashtu që 5 parcelat e tokës objekt shqyrtimi të kalojnë në pronësinë e shtetit. Nga hetimi 2-vjeçar i prokurorisë rezultoi se, ish-zyrtarët janë përgjegjës për falsifikimin e dokumenteve që mundësuan tjetërsimin e pronave publike në bregdet, fillimisht në emër të banorëve të zonës dhe më pas tek të afërmit e drejtuesve të pushtetit lokal.Bëhet fjalë për tjetërsimin e 36 hektarëve tokë në bregdetin e Kavajës, operacion i cili u finalizua në nëntor 2017 me arrestimin e 11 personave. /ABC news Albania 24/7