Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kovaçevski: Po hapim një kapitull të ri, është koha të jemi të bashkuar për një të nesërme më të mirë

schedule22:32 - 20 Korrik, 2022

schedule 22:32 - 20 Korrik, 2022

Hapjen e një kapitulli të ri e ka quajtur kryeministri Dimitar Kovaçevski çeljen e negociatave me Maqedonia e Veriut-Be, dje në Bruksel. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se tani është koha për të qenë të bashkuar.

“Një kapitull është mbyllur dhe ne po hapim një të ri. Prandaj, tani është koha kur duhet të qëndrojmë së bashku, të bashkuar, plot optimizëm dhe besim për një të nesërme më të mirë, në mënyrë që të bashkojmë forcat dhe bashkërisht t’i përkushtohemi zhvillimit të një shteti evropian të fortë, të suksesshëm dhe të begatë, ka shkruar Kovaçevski sonte ne Facebook.

Tani, thekson ai, është koha e guximit, përkushtimit dhe shikimit të qartë të së ardhmes, në mënyrë që siç thotë ai, ta realizojmë shpejt dhe me vendosmëri ëndrrën e brezit tonë, si dhe ëndrrën e ‘Ilindenëve’ dhe të popullit luftëtarët çlirimtarë.

“Të bashkohemi dhe të qëndrojmë së bashku, sepse vetëm bashkë jemi më të fortë”, shkruan Kovaçevski.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!