S’mori ftesë nga Rama për në Bruksel, Tabaku: Jam krenare që jam pjesë e PD

schedule16:29 - 20 Korrik, 2022

schedule 16:29 - 20 Korrik, 2022

Nga Juxhin Mustafaraj 

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku nuk mori një ftesë nga qeveria shqiptare për të qenë në Bruksel, për çeljen e negociatave, por pavarësisht kësaj, ajo thotë se më shumë se kjo rëndësi ka vendimi për Shqipërinë.

Në një intervistë për ABC, Tabaku thekson se është krenare për gjithë kontributin që PD ka dhënë në çështjen e integrimit të vendit në BE.

“Pak rëndësi ka unë dhe secili perj nesh sepse kemi kontribuar. Jam përfaqësuese e PD dhe jam krenare. Për mua ishte një mundësi e humbur për qeverinë”.

Për Tabakun, negociatat do të rrisin presionin ndaj qeverisë përmes instrumenteve të kontrollit të BE.

“Opozita ka një tjetër instrument i kontrollit. Tani fillon një proces tjetër. Negocimi i kapitujve do të na krijojë mundësi të flasim për çështjet”.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit kërkon që qeveria të nis një debat të gjerë për të gjitha çështjet që do të prekin drejtpërdrejt shqiptarët.

“Ne duhet të nisim një diskutim kombëtar”.

Por sa parashikon Jorida Tabaku të zgjas hapja e kapitujve deri në integrimin e plotë të vendit në BE?

“Për këtë duhet të ketë një vullnet të hekurt politik., qeveria duhet tëe ndalojë menjëherë iniciativat që bien ndesh me procesin e integrimit”. /abcnews.al