Presidenti i Lille: Sanches është mes PSG e Milan, por akoma s’ka marrëveshje

schedule16:35 - 20 Korrik, 2022

schedule 16:35 - 20 Korrik, 2022

E ardhmja e Renato Sanches është shumë e diskutuar ditët e fundit. Mesfushori portugez kërkohet nga PSG dhe Milan, me skuadrat që janë në garë për shërbimet e tij.

Në lidhje me të ardhmen e Sanches ka folur edhe presidenti i Lille, Oliver Letang, i cili ka pranuar faktin se lojtari i tyre do të largohet nga skuadra franceze gjatë kësaj merkatoje.

Ndër të tjera numri një i klubit ka theksuar se portugezi është mes Milan dhe PSG, por akoma s’ka marrëveshje mes tyre.

“Renato ka dy mundësi dhe ata janë dy klube të mëdha, por ende nuk ka marrëveshje. Kjo është arsyeja pse ai është ende me ne. Mesfushori do të largohet këtë verë, por akoma nuk dihet se PSG apo Milan do të jetë skuadra e tij e re”, ka deklaruar Letang. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!