Vijon të jetë problematike situata nga zjarret në Lezhë. Gazetari Gjergji Figuri raporton se një tjetër vatër zjarri është ndezur në një zonë të pyllëzuar.
Flaket po djegin sipërfaqe të konsiderueshme pranë Urës së Zogut, kufirit ndarës mes Lezhës dhe Rubikut, shkruan abcnews.al.
Ndërkaq, një zjarr i madh është ndezur edhe në fshatin Berzanë, ku po digjen pyje dhe shkurre. Erërat e forta favorizojnë përhapjen e flakeve.
Ne vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, por e kanë të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit malor. /abcnews.al