Pas negociatave shumë të gjata, që zgjatën muaj, ka dritë në fund të “tunelit”.
Sipas “Marca” raportohet se është arritur marrëveshja mes Jan Oblak dhe Atletico Madrid për rinovimin e kontratës mes palëve.
Me rinovimin e kontratës gardiani i “Los Colchoneros” do të përfitonte 12 milionë euro nga 10 që fiton aktualisht. /f.a/abcnews.al