Eni Koçi zbulon kuptimin e emrit të saj dhe si do e quajë vajzën

schedule10:53 - 20 Korrik, 2022

schedule 10:53 - 20 Korrik, 2022

Këngëtarja e njohur, Eni Koçi është shtatzënë në muajit e gjashtë. Ajo po pret të sjelli në jetë një vajzë. Ndërkohë, gjatë kësaj kohe është aktive në rrjetet sociale, ku ka postuar herë pas here foto me barkun e rrumbullakosur.

Së fundmi, Eni i ka dhënë mundësi fansave të bëjnë pyetjet që dëshirojnë dhe padyshim shumica lidheshin me shtazëninë.

Këngëtarja tregoi ndër të tjera se e kanë zgjedhur emrin e vajzës, por nuk  preferoi ta zbulojë.

“Genci ka emër shqiptar kurse ti jo edhe pse ke emër shumë të bukur. Po bebit si keni qejf?”, e pyeti ndjekësi, ndërsa këngëtarja sqaroi emrin e saj dhe zbuloi se vajza e saj do të ketë një emër shqiptar.

“Emri im ka shumë kuptim shpirtëror pasi pak ditë pas lindjes time, gjyshi ka ndërruar jetë fatkeqësisht ndaj ndaj dhe mami ma ka vendosur emrin pas gjyshit. Gjyshi quhej Enver mdërsa mua ma ka lënë emrin Eni për ta përshtatur. Vajzës patjetër që do i lëmë emër shqiptar”, ka shkruar Eni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!